Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Të pathënat nga Berisha: Kur u zgjodha president, komunistët shanin gruan time

12:54 | 15/01/2022
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Të pathënat nga Berisha: Kur u zgjodha president, komunistët shanin gruan time

Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet me mbështetësit e tij në Lezhë, për 31-vjetorin e krijimit të degës. Aty ai rrëfeu të pathënat në kohën kur u zgjodh president, e ndërsa komunistët i shanin gruan. Berisha kujtoi kohën kur në vitin ’92 u zgjodh president, dhe u përball në atë kohë me shumë sfida. Duke bërë një bilanc të situatës ndër vite, Berisha u shpreh se demokratët janë më të ndëshkuarit, por janë njerëzit më të lirë të këtij vendi, të pasur në ideale.

“Ne jemi një parti e traditës, ne nuk heqim dorë nga tradita jonë, ne e respektojmë atë, ndaj dhe jemi mbështetës i partive konservatore.

Ne duam të projektojmë të ardhmen tonë më të mirë. Fillimet nuk kanë qenë të lehta për ata që themeluan PD-në në Lezhë, dhe të gjithë Shqipërinë.

U zgjodha president në vitin 1992, jetoja në Brakë. Çdo ditë kaloja nga shtëpia ime në Presidencë përbri Sheshit Skënderbej. Sheshi ishte i mbushur nga djem dhe vajza të papunë, ndjeja gjithnjë një keqardhje të jashtëzakonshme.

Bashkëshortja ime çdo ditë shkonte në dyqanet bosh, dhe merrte të sharat e komunistëve, paçka se vetë ata i kishin lënë të tilla. Trashëguam një dekret që të gjithë atyre që largoheshin nga puna, ju jepte 80% të rrogës, arka e shtetit kishte gjithsej 4 milionë dollarë. U detyrova që të anuloja atë dekret, atë kohë ne kishim besimin te liria, dhe ndihma me grurë nga BE.

Megjithatë të dashur demokratë dhe demokrate, njësoj si ju që keni ardhur këtu, filluan të mbijnë përpjekjet e shqiptarëve të lirë, duke krijuar bizneset e vogla. Në ato vite shqiptarët nuk po largoheshin më, pasi kishte shpresë, edhe pse kishte shumë pak para në xhepa, kishte varfëri, papunësi, por kishte shpresë.

Të ardhurat u shtuan. Kjo na shërben për të thënë se ne sërish sot kemi shumë mungesa, demokratët janë më të ndëshkuarit, por janë njerëzit më të lirë të këtij vendi, vuajnë sot për punën, për shkollimin e fëmijëve, vuajnë për ilaçe, por janë burrat dhe gratë, djemtë e vajzat më të pasur në ideale.

Ata besojnë që do t’ia dalim, dhe do t’ia dalim. Ne kemi një armik shumë më të rrezikshëm se ai që kishim në atë kohë, ai ishte një diktator. Ky i sotmi mendon se do të vazhdojë të shkelmojë mbi të drejtat e shqiptarëve, duke vijuar që të mbajë peng Lulzim Bravën.

Tags: bashaBerishapresidence

TË LIDHURA

Bum martesash në Ukrainë, dalin shifrat
Bota

Bum martesash në Ukrainë, dalin shifrat

15:28 | 06/08/2022
Prekëse/ Djali i vogël këndon në rrugë, për të mbledhur para për ushtrinë ukrainase (VIDEO)
Bota

Prekëse/ Djali i vogël këndon në rrugë, për të mbledhur para për ushtrinë ukrainase (VIDEO)

15:13 | 06/08/2022
Më shumë se 25.000 trupa ruse në Ukrainën jugore
Bota

Më shumë se 25.000 trupa ruse në Ukrainën jugore

15:05 | 06/08/2022
Next Post
Protesta/Rama: Si në mesjetë, godina e PD u kthye në kështjellë

Protesta/Rama: Si në mesjetë, godina e PD u kthye në kështjellë

Tymi i gazit dhe tymnaja për të

Tymi i gazit dhe tymnaja për të

Batutat e Ramës me të rinjtë: Në chat është alamet pjeshke, por të del kungull

Batutat e Ramës me të rinjtë: Në chat është alamet pjeshke, por të del kungull

JU REKOMANDJOMË

Formacionet zyrtare/ Ventura vjen me tre ndryshime për të sjellë kthesën

Formacionet zyrtare/ Ventura vjen me tre ndryshime për të sjellë kthesën

5 vjet ago
Mbytet në plazhin e Zvërnecit i riu nga Fieri (Emri)

Mbytet në plazhin e Zvërnecit i riu nga Fieri (Emri)

3 vjet ago
Video/Rama i ‘shtrin dorën’ opozitës: Tangoja vallëzohet dyshe!

Video/Rama i ‘shtrin dorën’ opozitës: Tangoja vallëzohet dyshe!

3 vjet ago
Abuzoi më të renë në një hotel, si u “fundos” nga policia 19-vjeçari

Abuzoi më të renë në një hotel, si u “fundos” nga policia 19-vjeçari

2 vjet ago




TË FUNDIT

Bum martesash në Ukrainë, dalin shifrat
Bota

Bum martesash në Ukrainë, dalin shifrat

by Mar Si
15:28 | 06/08/2022
0

Ukrainasit sfidues po martohen në numër më të madh, ndërsa lufta vazhdon. Në Kiev, 9.120 martesa u...

Prekëse/ Djali i vogël këndon në rrugë, për të mbledhur para për ushtrinë ukrainase (VIDEO)

Prekëse/ Djali i vogël këndon në rrugë, për të mbledhur para për ushtrinë ukrainase (VIDEO)

15:13 | 06/08/2022
Më shumë se 25.000 trupa ruse në Ukrainën jugore

Më shumë se 25.000 trupa ruse në Ukrainën jugore

15:05 | 06/08/2022
Inteligjenca britanike zbulon çfarë pritet të ndodhë në Ukrainë

Inteligjenca britanike zbulon çfarë pritet të ndodhë në Ukrainë

14:32 | 06/08/2022
Binjakët e parë të bashkuar që janë ndarë, zbulojnë lidhjen pothuajse të mbinatyrshme

Binjakët e parë të bashkuar që janë ndarë, zbulojnë lidhjen pothuajse të mbinatyrshme

14:06 | 06/08/2022

Tirana Today


© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : wearedope.com