E enjte, 20 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

Të paktën 15 të arrestuar në marshin e organizuar në Minsk

Dhjetëra gra marshuan në rrugët e Minskut, duke kërkuar që Qeveria bjelloruse dhe Aleksandar Lukashenka të largohen nga pushteti dhe të mbahen zgjedhjet e reja.

Marshi i 17 tetorit ishte më i vogël sesa protestat që janë zhvilluar në Bjellorusi, që prej zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit.

Videot e postuara në rrjetet sociale shfaqën policët duke arrestuar disa pjesëmarrës. Grupi për të drejtat e njeriut Vyasna tha se të paktën 15 persona janë arrestuar nga policia.

Bjellorusia po përballet me protesta që prej zgjedhjeve të 9 gushtit, ku Lukashenka thotë se ka fituar. Ai është në pushtet që prej vitit 1994.

Grupet opozitare dhe shumë bjellorusë thonë se rezultatet zgjedhore janë manipuluar dhe se aktivistja Svyatlana Tsikhanouskaya në fakt është fituesja legjitime e zgjedhjeve presidenciale.

Tsikhanouskaya është larguar nga Bjellorusia për në Lituani pak kohë pas zgjedhjeve, pas kërcënimeve që ka marrë familja e saj dhe ajo.

Tsikhanouskaya dhe mbështetësit e saj, gjatë kësaj jave rritën presionin ndaj Lukashenkës, duke i bërë thirrje që të dorëhiqet deri më 25 tetor ose do të përballet me një grevë mbarëkombëtare.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë refuzuar që të njohin fitoren e Lukashenkës dhe më 12 tetor BE-ja e futi Lukashenkën në listën e sanksioneve./rel

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...