E diel, 29 Nëntor, 2020
6 C
Tirana

Të (pa) prekshmit

Më të lexuarat

Tronditet Bulqiza/22-vjeçari u qëllua nga shoku i tij, ja çfarë ka ndodhur

Policia e Bulqizës duket se është drejt zbardhjes së ngjarjes së rëndë, ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku ka humbur jetën një i ri. 22-vjeçari...

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

U ekzekutua me 8 plumba në Belgjikë, zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë

Mbrëmjen e djeshme, Brukseli u tmerrua nga të shtëna armësh, nga të cilat mbeti i vdekur një 38-vjeçar shqiptar. Ditën e sotme, është zbardhur identiteti...

A do të na mbrojë vaksina e Covid-19?

Pretendentët kryesorë në garën e vaksinave COVID-19 kanë patur nivele të ndryshme suksesi pas provave klinike, por çfarë do të thotë kjo për luftën...

Kurba e Covid mbetet e lartë në vend, 10 viktima

Situata epidemiologjike në vend, mbetet e rënduar pasi vijojnë të regjistrohen shifra të larta të të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19. Ministria e Shëndetësisë informon...

”Për dy javë zhduket Covid nga planeti”/ Mjeku popullor tregon terapinë

Mjeku popullor, Ruzhdi Metali është shprehur se virusi Covid-19, mund të zhduket për dy javë nga planeti. Në ''Zonë e Lirë'', ai tha se fillimisht...

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” i nxjerr bojën emisionit, nxjerr prapaskenat

Një ish-konkurrent i “Për’puthen” ka publikuar fotot e dyshimta të lojtarit të këtij edicioni, Atdheut, para se të bëhej pjesë e emisionit. Siç duket...

“Një pllakë tektonike po lëviz”, sizmologu i njohur turk paralajmëron banorët

Gjatë paradites se sotme, lëkundje të forta u ndjenë në Turqi, duke i shtuar edhe më tej panikun qytetarëve se do të rikthehet situata...

Studimi: Ja 2 tiparet, që mund t’i bëjnë njerëzit super-përhapës të Covid-19

Provat të shumta tregojnë se super-përhapësit janë faktorët kryesorë të pandemisë Covid-19. Një numër studimesh, kanë treguar se shumica e njerëzve të prekur nga...

Pamje të rënda nga aksidenti i yllit të Arsenalit, udhëtonte me mjetin luksoz

Pamje të tmerrshme të aksidentit të mesfushorit të Arsenalit, Joe Willock, kanë bërë xhiron e rrjetit. Ai po udhëtonte me mjetin e tij luksoz...

Nga: Denis Dyrnjaja

Ditët e fundit një gazetar investigoi dhe zbuloi se Presidenti i Republikës ka shkelur të paktën në më shumë se një herë ligjin, kur ka dhënë shtetësinë shqiptare për qindra persona. Dhe mjafton një rast për të dalë në përfundimin se Ilir Meta që ka marrë përsipër të veshë mantelin e “gardianit të kushtetutës”, që në fakt është atribut i Gjykatës Kushtetuese, t’i kompromentohet integriteti institucional, moral dhe për më tepër ligjor.

Unë dua të marr krahun e atyre personave që mendojnë se çështja e skandalit të shtetësisë shqiptare është e stisur, për të tërhequr vëmendjen nga skandalet e qeverisë. Pra le të pranojmë se qeveria është e korruptuar, e zhytur në afera të dyshimta, me lidhje për interesa kriminale dhe korruptive. Kjo as duhet toleruar dhe as duhet anashkaluar, por duhet mbajtur si debat më vete dhe duhet hetuar.

Pyetja retorike që pason është: a e bëjnë zullumet e qeverisë presidentin më pak fajtor kur kapet në shkelje të ligjit?! Sigurisht që jo. Dhe automatikisht bie edhe pretendimi se çështja e shkeljes së ligjit nga Kryetari i Shtetit, nuk është e barazvlefshme me dëmet e aferave korruptive të qeverisë.

Natyrisht që nuk mund të vihet shenja e barazimit për pasojat, sepse çdo abuzim ka shkallën e vet të dëmit. Por përpjekja për ta shfajësuar, ose trajtuar me tone minore shkeljen e Kushtetutës nga Presidenti me arsyen se qeveria bën zullume më të mëdha, në rastin më të mirë është naivitet dhe në rastin më të keq, është përpjekje qëllimore për të mbuluar një abuzim, me një tjetër.

Për të ardhur sërish në termat realë. Ajo që e bashkon presidentin dhe qeverinë në akuzat publike që iu adresohen është shkelja, tejkalimi ose përçmimi i ligjit. Ndaj ato duhen hetuar të ndara, por mund të analizohen si fenomene të ngjashme.

Shkelja e ligjit është shkelje si për atë që djeg pyllin, me ose pa qëllim, si për ministrin që lejon një aferë abuzive apo dhe presidentin që jep një shtetësi të paverifikuar. Ajo që i dallon rastet është qëllimi dhe pasoja sipas të cilave derivon edhe përgjegjësia e më pas ndëshkimi.

Thënë këtë, në ftohtësinë përballë ligjit të gjithë kanë bërë atë që kanë mundur. Ai që i vuri flakën pyllit aq dëshiroi aq mundi dhe aq bëri. Po kështu edhe qeveritari dhe kreu i shtetit në mënyrat dhe rastet e tyre nuk i vënë zjarrin pyllit, por “i vënë zjarrin ligjit” e duke djegur ligjin po djegin shtetin.

Nuk ka shkelje të mirë apo shkelje të keqe të ligjit, shkelje të butë apo të fortë. Ka thjeshtë shkelje të ligjit. Ndaj secili duhet të mbajë përgjegjësi për atë që kryen. Ndryshe kjo është një shoqëri që duhet të rithemelojë veten në raport me përgjegjësinë dhe ndëshkimin. Të bëjë një kod të ri moral dhe ligjor që të ketë në thelb parimin një krim më i madh zhbën krimin më të vogël, se këtë parim po na servir politika dhe mendësia e atyre që pretendojnë se bëjnë e merren me politikë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund ta padisë Gjermania Asadin për përdorim armësh kimike?

Drejtësia gjermane po shqyrton mundësinë e ngritjes së një padie për sulmet me gaz helmues në Siri. Deutsche Welle dhe "Der Spiegel" biseduan me...

Rita Ora uron ditën e flamurit në gjuhën shqipe dhe me foto provokuese

Rita Ora, këngëtarja me famë botërore asnjëherë nuk harron origjinën e saj. Ajo ka uruar Ditën e Flamurit me disa foto shumë provokuese, ku shihet...

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

Nuk ka llogari bankare, liderja e Hong Kongut i mban paratë në shtëpi

Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam, ka thënë në një intervistë televizive se ajo duhet të ruajë “grumbuj parash” në shtëpi, sepse nuk...

Video/ Sulmuesi shqiptar shënon në fund, i jep 1 pikë skuadrës turke

Sulmuesi, Jetmir Topalli ka shënuar gol në minutën e 95’ në sfidën e Superligës turke, të zhvilluar midis Gazientep dhe Jeni Malatjaspor. 22-vjeçari nga Kosova...