Kronikë

“Të mos guxojë njeri të prekë gocat”/Zbardhen pamjet kur policia përplaset me studentët e Juridikut

               Publikuar në : 09:45 - 11/01/19 marsela

Rreth orës 01:00 pas mesnate, policia private ka hyrë me forcë në ambientet e brendshme të Fakultetit të Drejtësisë, ku dhjetëra studentë kanë qëndruar të “ngujuar” prej ditës së djeshme. Një video bën xhiron në rrjetet sociale, ku dëgjohen thirrjet e tyre për të mos i prekur me dorë.

“Të mos guxojë njeri të prekë studentë me dorë, të mos guxojë njeri të prekë gocat. Ora është një e natës, dhe këta vijnë e bëjnë këto pisllëqe këtu”, shprehet një student i revoltuar.

Po ndodh tani. Dhunë e pashembullt policore ndaj studentëve të ngujuar tek Fakulteti i Drejtësisë. #Stop diktaturës!

Gepostet von Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit am Donnerstag, 10. Januar 2019

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT