Në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Skype”, kryeministri Rama ka paralajmëruar shqiptarët që të mos e “bëjnë si lopa”, lidhur me masat lehtësuese. Me një mesazh të qartë sikundër e ka ripërsëritur shpesh gjatë perirudhës së pandemisë, ai ka kërkuar nga qytetarët të kenë kujdes e të mos hedhin poshtë gjithë këtë mund. Kreu i qeverisë nënvizoi se Covid-19 është një armik që vret, deri ditën kur të dalë vaksina.
“Ne liderët mbajmë përgjegjësi për gjithçka. Ministrja e Shëndetësisë ju informoi për lehtësimin e mëtejshëm të riadresimit e me radhë. Këtu nuk luhet dot me bastin. Këtu nuk bëhet me hajde mer hape se e dimë ne, të dalim kur të dalim.
Duhet të jemi të ndërgjegjshëm. Ky armik vret deri kur të dalë vaksina. Ky virus do të jetë vërdallë, prandaj derisa ekziston do të ndryshojë disi jeta jonë. Harrojeni se mua më pëlqen të jap këto direktiva.
Kjo është përballja më e vështirë në jetën time polititike. Nëse thonë se nëse po ike ti, ikën koronavirusi, unë do të ikja. Ju lutem, të mos e bëjmë si lopa. Ju lutem, kjo nuk është lojë dhe as bast”, tha Rama.