E diel, 29 Nëntor, 2020
3 C
Tirana

Të mbron hashashi nga koronavirusi? Ja çfarë thonë studiuesit kanadezë

Më të lexuarat

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

U ekzekutua me 8 plumba në Belgjikë, zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë

Mbrëmjen e djeshme, Brukseli u tmerrua nga të shtëna armësh, nga të cilat mbeti i vdekur një 38-vjeçar shqiptar. Ditën e sotme, është zbardhur identiteti...

Tronditet Bulqiza/22-vjeçari u qëllua nga shoku i tij, ja çfarë ka ndodhur

Policia e Bulqizës duket se është drejt zbardhjes së ngjarjes së rëndë, ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku ka humbur jetën një i ri. 22-vjeçari...

A do të na mbrojë vaksina e Covid-19?

Pretendentët kryesorë në garën e vaksinave COVID-19 kanë patur nivele të ndryshme suksesi pas provave klinike, por çfarë do të thotë kjo për luftën...

”Për dy javë zhduket Covid nga planeti”/ Mjeku popullor tregon terapinë

Mjeku popullor, Ruzhdi Metali është shprehur se virusi Covid-19, mund të zhduket për dy javë nga planeti. Në ''Zonë e Lirë'', ai tha se fillimisht...

Studimi: Ja 2 tiparet, që mund t’i bëjnë njerëzit super-përhapës të Covid-19

Provat të shumta tregojnë se super-përhapësit janë faktorët kryesorë të pandemisë Covid-19. Një numër studimesh, kanë treguar se shumica e njerëzve të prekur nga...

Covid-19 në vend/ Bien infektimet, numri i viktimave mbetet i lartë

Kurba e Covid-19, ka pësuar një rënie të lehtë në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, 545 persona rezultuan...

28 Nëntori/ Presidenti rus, Vladimir Putin uron shqiptarët

Me rastin e 108-vjetorit të pavarësisë, Presidentit i Rusisë, Vladimir Putin, ka uruar shqiptarët përmes një telegrami urimi dërguar Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Në...

I shtruar prej 1 jave në Infektiv, mjeku humb betejën me Covid-19 (Emri)

Covid-19 i ka marrë jetën një tjetër mjeku në vendin tonë. Bëhet fjalë për mjekun okulist Ferdinand Shkrepa, i cili ndërroi jetë në moshën...

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” i nxjerr bojën emisionit, nxjerr prapaskenat

Një ish-konkurrent i “Për’puthen” ka publikuar fotot e dyshimta të lojtarit të këtij edicioni, Atdheut, para se të bëhej pjesë e emisionit. Siç duket...

Studiues kanadezë pretendojnë, se hashashi si bimë shëruese me gjasë të mbron edhe nga Corona. Rezutatet e tyre janë pjesë e një studimi për përdorimin e “cannabis” në trajtimin e kancerit dhe sëmundjes Morbus Crohn.

Kanabis mjekësor

Në luftën për gjetjen e një vaksine apo ilaçi kundër virusit SARS-CoV-2, studiuesit nuk ndjekin vetëm rrugë tradicionale. Ata kanë pasur në fokus edhe një kandidat ekzistues, Remdesivir, i zhvilluar për trajtimin e Ebolës. Kurse në Gjermani vazhdojnë studimet klinike për një vaksinë kundër Coronës me një kandidat që u zhvillua për imunologjinë në luftimin e kancerit. Ndërsa një studim i fundit francez jep të dhëna, se nikotina, që thithet si kalim kohe e shpesh me rrezikun e vdekjes, mund të të mbrojë nga virusi i ri.

Tani vjen nga Kanadaja lajmi shkencor, se substanca të caktuara të drogës psikoaktive, hashash (Cannabis)mund të rrisin aftësinë mbrojtëse të qelizave ndaj virusit Corona. Nëse studimi verifikohet, atëherë Cannanis mund të ketë efekt të përafërt si nikotina. „Rezultat për COVID rrjedhin nga studime të tjera për artritin, Morbus Crohn, dhe kancerin”, thotë Dr. Igor Kovalchuck, profesor për shkencat biologjike në Universitetin Lethbridge në një E-Mail për Deutsche Welle.

Bllokim i pikave të ngjitjes tek qeliza

Si tek supozimi për efektin e nikotës ndaj virusit Corona, studiuesit janë të mendimit, se disa substanca të hashashit zvogëlojnë aftësinë e virusit të prekë qelizat e mushkërisë, ku ai ngjitet, shumohet e përhapet pastaj. Në një artikull jo të verifikuar ende nga kolegët studiues (“peer review”) të publikuar në preprints.org, Kovalchuk dhe studiues të tjerë shkruajnë, se njësitë mikrobiologjike me bazë hashashi të zhvilluara prej tyre pengojnë futjen e virusit në trupin e njeriut. Virusi i Coronës ka nevoje për një “receptor” për të depërtuar tek qeliza “bujtëse” njerëzore. Ky receptor njihet si “encym II konvertues angiotensin” ose shkurt ACE2.

Sipas studiuesve, ACE2 gjendet në gojë, mukozën e hundës, veshka, në sistemin e stomakut dhe zorrëve. Ata thonë, se kanabiodët e ndryshojnë nivelin e ACE2-t në këto”Gateways”-porta. Organizmi si „bujtës” virusesh do të ishte në këtë rast më pak i cenueshëm dhe i ndjeshëm ndaj këtij virusi. Parimisht kjo redukton rrezikun e infeksionit. „Nëse nuk ka ACE2 në inde, virusi nuk hyn dot”, shpjegon profesori Kovalchuck.

Nuk mjafton kanabisi në vazo shtëpiake

Mjaft mjekë i japin vlera kanabisit në trajtimin e një sërë sëmundjesh. Nga vjellja tek demenca. Por kanabisi mjekësor nuk është i njëjti, me atë që shumë vetë e përdorin si dëfrim duke e mbjellë në kopshtin e tyre. Këto lloje kanabisi me efekt droge janë të njohura për përmbajtjen e substancës Tetrahydrocannabinol (THC), lënda më e rëndësishme psikoaktive.

Lexo edhe :   Emri/ Ish-kryebashkiaku demokrat humb betejën me COVID-19
Lexo edhe :   Ditë tragjike për Italinë, 822 viktima nga Covid-19

Studiuesit e vendosur në Alberta janë specializuar për mikrobiologjinë e Cannabis sativa me një përmbajtje të lartë të Cannabinoid Cannabidiol (CBD) me efekt antiinflamativ. Një nga lëndët kryesore në hashash. Studiuesit kanadezë kanë zhvilluar më shumë se 800 lloje të tjera të varianteve të Cannabis sativa me vlera të larta CBD-je, prej tyre kanë identifikuar 13 ekstrakte, që sipas tyre, ndryshojnë vlerat e ACE-2 në „portat” qelizore të njeriut.

Pak para, pak dije

Dr. Igor Kovalchuck së bashku me Dr. Darryl Hudson, drejton edhe një firmë të bioteknologjisë. Inplanta Biotechnology. Edhe në këtë institut kanadez studiohet efekti i kanabioideve. Por financimi është „ende i vështirë”, thotë Kovalchuk. Kështu është edhe në vende të tjera. Disa studiues në Britaninë e Madhe thonë, se në opinionin publik dhe politika ka përfytyrime të gabuara për kanabisin mjekësor. Përveç kësaj mjekët kanë frikë, se njerëzit bëhen të varur apo përpiqen të trajtohen vetë, duke përdorur çdo lloj kanabisi që gjejnë.

Ka rëndësi që të ketë qartësi për informacione dhe të shmanget dëshira për sensacion. „Për shkak të ndjeshmërisë socio-politike të konsumit të kanabisit, studiuesit duhet të jenë shumë kujdesshëm në shpërndarjen e rezultateve të tyre”, thotë Chris Albertyn, drejtues i ekipit studimor të „King’s College” Londër. Sipas tij studimi aktual nga Kanadaja ka zbuluar një mekanizëm të efektshëm për terapi, por që „duhet vlerësuar në studime klinike të konceptuara mirë e të qëndrueshme para se të bëhen konkluzione me bazë klinike”, thotë Albertyn.

Por pa mbështetje të mjaftueshme financiare, shkenca nuk do të arrijë të ketë dijen e duhur mbi kanabidiolin. „Të paktën tani ka një interes të gjerë”, thotë Kovalchuk në E-mailin për Deutsche Wellen. Ai ka besim, se në këtë drejtim do të ketë ndryshime në të ardhmen. Vetë Kovalchuk dhe studiuesit e tjera pranojnë, se rezultatet e studimeve të tyre duhet t’i nënshtrohen një verifikimi të gjerë. Por ata shtojnë, se kanabidiol mund të jetë një „shtojcë e sigurtë” në trajimin e COVID-19. Një shtojcë pra, krahas metodave të tjera të trajtimit./DW

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund ta padisë Gjermania Asadin për përdorim armësh kimike?

Drejtësia gjermane po shqyrton mundësinë e ngritjes së një padie për sulmet me gaz helmues në Siri. Deutsche Welle dhe "Der Spiegel" biseduan me...

Rita Ora uron ditën e flamurit në gjuhën shqipe dhe me foto provokuese

Rita Ora, këngëtarja me famë botërore asnjëherë nuk harron origjinën e saj. Ajo ka uruar Ditën e Flamurit me disa foto shumë provokuese, ku shihet...

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

Nuk ka llogari bankare, liderja e Hong Kongut i mban paratë në shtëpi

Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam, ka thënë në një intervistë televizive se ajo duhet të ruajë “grumbuj parash” në shtëpi, sepse nuk...

Video/ Sulmuesi shqiptar shënon në fund, i jep 1 pikë skuadrës turke

Sulmuesi, Jetmir Topalli ka shënuar gol në minutën e 95’ në sfidën e Superligës turke, të zhvilluar midis Gazientep dhe Jeni Malatjaspor. 22-vjeçari nga Kosova...