Aktualitet

“Të laj e të lyej, jam i 99-ave”, shoqërohet në polici mësuesi 63-vjeçar


               Publikuar në : 09:14 - 12/02/20 B H

Është shoqëruar ditën e sotme në polici profesori i muzikës, Agron Bego, pas denoncimit të rastit të djeshme në emisionin investigativ ‘Stop’.

63-vjeçari akuzohet për ngacmim seksuale ndaj një nxënëseje në shkollën e mesme artistike “Jakov Xoxa” në Fier. Rasti është denoncuar në emisionin “Stop” në Tv Klan, ku profesori ofrohet ta ndihmojë vajzën me mungesat, në këmbim të intimitetit.

Në lidhje me rastin e publikuar mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ “Stop”, ku bëhej fjalë për ngacmimin seksual të një nxënëseje nga mësuesi, Policia menjëherë ka bërë shoqërimin e shtetasit A. B., 63 vjeç, banues në Fier”, bën me dije policia.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT