“Të kemi testuar dhe ty”, Fevziu: Mos u merr me mua, i kam bërë në privat

Shefja e ISHP-së Silva Bino dhe gazetari Blendi Fevziu, kanë shkëmbyer disa replika mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”. Bino i tha Fevziut se është testuar edhe ai, ndërkohë që gazetari ia ka kthyer se testet i ka bërë në privat.

Shefja e ISHP-së u shpreh se me rritjen e numrit të rasteve, është rritur kërkesa për tamponë. Duke folur me shifra, ajo pohoi se bëhen 1500 testime në ditë.

Qytetarët çdo ditë më shumë po përballen me vonesën e testeve, dhe ky shqetësim u ngrit në emision. Bino thotë se nuk ka pasur vonesa, dhe se është vepruar me prioritet. Po kështu testimet bëhen për disa arsye, ndaj shikohen kushtet.

Pjesë nga debati:

Koduzi: Silva mos fol më në ajër, duam ta dimë se pse vonohet tamponi.

Bino: Ata njerëzit aty mos të jene të acaruar kot. Me rritjen e numrit të rasteve, është rritur kërkesa për tamponë, përtej kapaciteteve të ISHP.

Fevziu: Sa kërkesa për tamponë keni në një ditë.

Bino: 1500 kërkesa, aq testime bëjmë.

Fevziu: Ku ngec kjo puna e tamponit.

Bino: Testimet bëhen për disa arsye, që janë diagnoz, gjurmim dhe depistim.

Fevziu: Pse vonoheni Bino?

Bino: Nuk do vonohemi më Blendi, se deri tani kemi vepruar me prioritet. Personat që kanë pasur shenja. Personat që kanë pasur probleme në spitale.

Fevziu: Ne vetë në Klan kemi pasur probleme në stafin teknik, dhe përgjigja ka vonuar tetë ditë.

Bino: Dhe ty Blendi të është bërë testimi.

Fevziu: Silva mos u merr me mua, se unë i kam bërë në privat. Mund ti tregoj të gjitha këtu tani, se mua ma lejon mundësia.