E diel, 17 Tetor, 2021
12.5 C
Tirana

“Të kam mik, mos u bëfsh kurrë si Berisha”, Basha qesh me batutat e Ramës

Kryedemokrati Basha ka qeshur me batutat e kryeministrit Rama, dhe nuk ka mundur dot që të qëndrojë serioz para deputetëve sot në Kuvend. Pas një morie të sharash e ofendimesh mes Bashës e deputetit Shalsi, ndërhyri Rama, i cili duket se i vuri vulën këtij debati.

Në fjalën e marrë në Kuvend, kreu i qeverisë Edi Rama thumboi kreun e PD-së, Lulzim Bashën duke i thënë që mos të bëhet si ai, duke iu referuar Sali Berishës, pas fjalëve të rënda që u hodhën në Parlament mes kryedemokratit dhe deputetit socialist, Eduard Shalsi.

“Mos e imito atë, se po imitove atë re në gropë. Ta kam thënë dhe publikisht dhe personalisht: Mos u bëfsh kurrë si ai.

Rri në lartësinë e flokëve të rregulluara që ke, dhe xhaketën që ke veshur, dhe mos e prish gojën siç e prishe sot. Nuk mund të bëhesh dot ti goja më e shthurur. Se unë ta them se të konsideroj edhe mik”, tha Rama. Nga ana tjetër shihej Basha që nuk mbante dot të qeshurën.

Basha ka shkuar në Kuvend me 30 minuta mungesë, duke humbur debatin lidhur me kohën e fjalës së deputetëve. Por sapo ka hyrë në Kuvend, ka gjetur në foltore deputetin e Partisë Socialiste, Eduard Shalsin, me të cilin është përplasur edhe verbalisht.

DEBATI NË SALLË:

Shalsi: Keni një zakon të tmerrshëm! E bëni kudo, ky padurimi për të reaguar kur tjetri flet. Është çështje edukate. Po nuk duruat, nuk do të dëgjoni dhe nuk do të mësoni kurrë.

Basha: Pusho mor ti! Injorat! Plehrë! Ky ke mësuar ti more? Je haleja e Sudeve. Ta përplas kokën! Maskara.

Shalsi: Keni gjithë keqardhjen time…

Lexo edhe :   Veliaj përgëzon Bashën: Meriton respekt që largove Berishën nga PD-ja

Basha: Pusho more…! Mos mu drejto ashtu ti

Shalsi: Në një kontekst tjetër do të jepja një përgjigje tjetër

Basha: Ta jap unë po deshe ty dhe të gjithë…Atë që se morët dot…

Nikolla: Ju kujtoj etikën z. Basha

Shalsi: Nuk e ke kuptuar kurrë sa i dobët je

Basha: Ta tregoj unë dobësinë

Shalsi: Mund të trembë ndonjë laraskë rreth teje por…përveçse më bën për të qeshur me natyrën tënde të të bërit të të fortit.

Lexo edhe :   Basha pas përplasjes me bazën e partisë: S'pështyj në partneritetin me Berishën

Basha: Dërr-dërret e tyre.

Shalsi: Do flasim edhe për Bechettin, por e ndjej veten të pafuqishëm për të debatuar. Ta kuptoj hallin. Por nuk ta qaj!

Basha: Jeni një grup horrash dhe banditësh.

Shalsi: Me të vërtetë mendon që..

Basha: Ore fatkeqësi!

Shalsi: Do ta jepja më gjithë qejf fjalën time sepse…A e di pse qesh?

Basha: Koha juaj ka filluar të mbarojë. I gjithë llumi

Shalsi: Ke 16 vjet në politikë dhe nuk ke kuptuar asgjë

Basha: Ta tregoj unë se çfarë kam kuptuar, nuk mbijetohet. Ti ke hyrë në politikë për t’u pasuruar.

Shalsi: Nuk e di sa e besoni për këto që thotë, por një gjë do t’ju them.

Nikolla: Tani mbaroi koha! Z. Shalsi, koha mbaroi! Uluni z. Shalsi. Mbaroi koha juaj!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mbështetësve të Lulzim Bashës tani po u del “droga”

Nga: Alfred Peza Lehtësia e papërballueshme me të cilën Lulzim Basha u artikuloi vendimin për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, pas...

Itali/Vodhi brioshët, të nesërmen i paguan. Pronari i lokalit i ofron një punë

Ai vjedh brioshët në lokal, pastaj të nesërmen kërkon falje dhe paguan. Një histori dëshpërimi, por edhe mbi të gjitha dinjiteti dhe solidariteti që...

Kolumbia sterilizon hipopotamët e “Mbretit të kokainës”

Një grup hipopotamësh - një trashëgimi e padëshiruar pas vdekjes së mbretit famëkeq të drogës kolumbiane Pablo Escobar - po sterilizohen. Escobar, i cili u...

Rusia në gjendje emergjence nga infektimet, një mijë të vdekur në një ditë

Rusia të shtunën regjistroi 1.000 vdekje në një ditë të vetme për herë të parë, që kur filloi pandemia. 222.000 vdekjeve nga Covid është...

Misioni Lucy i NASA-s do të kërkojë ‘fosilet’ e Sistemit Diellor

Një anije kozmike është nisur nga Kepi Canaveral me një mision për të zbuluar "fosilet" e Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në...