E enjte, 20 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

“Të jenë shembull për shoqërinë”, futbollistëve kinezë u ndalohen tatuazhet

Futbollistëve kinezë u ndalohet të kenë tatuazhe, për të dhënë ‘shembull të mirë për shoqërinë’. Nëse je një futbollist profesionist dhe nuk ke një tatuazh, ndoshta je kryesisht në pakicë. Megjithatë, autoritetet kineze tashmë i kanë ndaluar futbollistët të bëjnë tatuazhe.

Ata gjithashtu u kanë thënë atyre që tashmë “janë bërë me bojë” që t’i heqin ose t’i mbulojnë ato për të dhënë një “shembull të mirë për shoqërinë”.

Një numër lojtarësh kinezë të profilit të lartë kanë bërë tatuazhe vitet e fundit, duke përfshirë mbrojtësin ndërkombëtar me përvojë Zhang Linpeng. Megjithatë, atij i është thënë që t’i mbulojë ato kur luan për klubin e tij, Guangzhou FC, dhe ekipin kombëtar.

Administrata e Përgjithshme e Sportit të Kinës (GAS) ka lëshuar disa udhëzime në një deklaratë.

E titulluar “Sugjerime për forcimin e menaxhimit të futbollistëve” GAS zbuloi se Shoqata Kineze e Futbollit do të përcaktonte kërkesat disiplinore. “Ekipet kombëtare në të gjitha nivelet do të zbatojnë në mënyrë rigoroze kërkesat përkatëse të masave të menaxhimit… (dhe) të demonstrojnë plotësisht frymën pozitive të futbollistëve kinezë, dhe të japin një shembull të mirë për shoqërinë”.

“Sportistët e Kombëtares dhe Kombëtares U23 janë rreptësisht të ndaluar të bëjnë tatuazhe të reja, dhe ata që tashmë kanë tatuazhe këshillohen që t’i heqin vetë”.

“Nëse ka rrethana të veçanta të dakorduara nga ekipi, (lojtarët) duhet të mbulojnë tatuazhet gjatë stërvitjeve dhe ndeshjeve”.

Për ekipet e nivelit U20 dhe më poshtë, rekrutimi i lojtarëve me tatuazhe ishte “rreptësisht i ndaluar”.

Burimi i lajmit: givemesport. Pershtatur nga Tirana Today 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...