E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Të hënën del përballë vettingut, zbardhet pasuria e prokurorit të Tiranës

Albert Demirneli, prokuror në Prokurorinë e Tiranës do të përballet të hënën më 7 dhjetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i vettingut po kryhet nga trupa gjyqësore e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Olsi Komici, Firdes Shuli.

Albert Demirneli ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe punon prej gati dy dekadash si prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Ai ka mbajtur më parë edhe pozicionin e zv.prokurorit të rrethit.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Albert Demirneli nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2003, prokurori Demirneli zotëronte pasuri me vlerë 2.4 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare kap vlerën e 8.5 milionë lekëve.

Pasuria ndahet në një apartament me vlerë 5.9 milionë lekë, likujditete bankare prej 1.6 milionë lekësh, një automjet me vlerë 500 mijë lekë si dhe gjendje cash prej 566 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 26.3 milionë lekë, nga të cilat 64% burojnë nga paga e subjektit dhe 28% nga pagat e familjarëve. Prokurori Demirneli deklaron gjithashtu të ardhura në masën e 6% si fitim nga shitja e pasurive të patundshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit rezultoi pa probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” një hua prej 700 mijë lekësh të deklaruar në vitin 2003. Huaja e marrë nga familjarët ka shërbyer si burim shtesë për blerjen e një apartamenti në Tiranë dhe është shlyer plotësisht në vitet e mëpasme./BIRN/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...