E mërkurë, 16 Qershor, 2021
24.5 C
Tirana

”Të hapen negociatat”/ Këshilli i BE publikon dokumentin për Shqipërinë

Këshilli i Bashkimit Europian i ka dërguar një letër pune në datën 5 maj delegacioneve të vendeve të unionit.

Në paragrafin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Këshilli ka kërkuar që për këto dy vende të fillojnë negociatat e anëtarësimit me BE sa më shpejt të jetë e mundur, duke e cilësuar proces shumë thelbësor, teksa përmendet qartë përmbushja e reformave të nisura nga dy vendet.

“Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vetë procesi i pranimit në BE ka siguruar nxitja më e fortë për reformat dhe si e tillë, më shumë demokraci, stabilitet dhe prosperitet për të popullatat përkatëse. Tani është thelbësore që negociatat e pranimit të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të ecim përpara, së bashku me ruajtjen e vrullit të reformave në dy vende”, thuhet në paragrafin 21.2.

Ndërkohë, Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësi në Bashkimin Europain, Oliver Varhelyi është shprehur se është e nevojshme që të fillojnë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për integrimin në union.

Deklaratën, Varhelyi e bëri pas përfundimit të mbledhjes së Ministrave të Jashtëm të BE-së, teksa shtoi se perspektiva e rajonit në Bashkimin Europian është e padiskutueshme.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Euro 2020/ Turqi-Uells 18:00, Turqia pret reagim, ndeshja e fundit mes tyre 6-4

18:00: Turqi - Uells (Grupi A, Baku) Turqia u shkërmoq nga Italia në Romë të premten, për një pjesë të madhe të ndeshjes e mbyllur...

Ishte krahu i djathtë i Arta Markut/KPK shkarkon prokuroren e njohur të Tiranës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën vendimin e shkarkimit nga detyra për prokuroren e Tiranës, Alketa Zifla. Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar...

‘Basha vodhi zgjedhjet’, grupimi ‘Për PD’-në zbardh shkeljet

Grupimi 'Për PD-në' ka dalë në një konferencë për media, ku kanë listuar arsyet pse Basha fitoi një mandat të tretë në krye të...

Euro 2020/ Dita hapet me Finlandë-Rusi, për rusët detyrim fitorja ndaj fqinjëve

Faza e grupeve të UEFA EURO 2020 hyn sot në xhiron e ndeshjeve të dyta. Finlanda përballet me Rusinë, Turqia përballet me Uellsin dhe...

Të ndalet sa më shpejt gjenocidi ndaj myslimanëve në Kinë

Nga Joseph Bosco “The Hill” Kur tmerret e plota të Holokaustit Nazist ishin më se të qarta edhe për mohuesit më kokëfortë gjatë viteve 1940-1950,...