Nga Stefano Pioppi “Formiche.net”
Më shumë sesa Rusia, është Kina ajo që ka shtuar shqetësimin “bërthamor” të SHBA-së. Forcat e armatosura kineze janë përfshirë prej vitesh në procesin e modernizimit të arsenalit të tyre, si në drejtim të mbushjeve bërthamore ashtu edhe në atë të raketave.
Të martën e kaluar, admirali Çarls Riçard, komandanti i Komandës Strategjike të SHBA-së, prezantoi një raport të detajuar në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura në Senatin Amerikane. Riçard foli me shqetësim për politikën bërthamore “shumë të paqartë” të Kinës, çka e bën “të vështirë përcaktimin e synimeve të saj”.
Sipas “provave” të cituara nga StratCom, Kina do t’i vendosë forcat e saj bërthamore në një gjendje gatishmërie më të madhe sesa Rusia, pra në atë që SHBA e përcakton si “fillimi i paralajmërimit”.
Ndërkohë, sipas institutit të njohur suedez SIPRI, Kina ka në dispozicion 320 mbushje bërthamore, pra shumë pak krahasuar me 5.800 të SHBA-së dhe 6.300 të Rusisë. E megjithatë krahasuar me Shtetet e Bashkuara, Riçard tha se “Kina dhe Rusia kanë aftësi të konsiderueshme për të prodhuar më shumë mbushje”.
Shqetësimi kryesor është “Dragoi i Lindjes”, për të cilin admirali amerikan pranon se ka pasur shumë pak informacion. “Nuk kalon një javë pa mësuar diçka të re që nuk e dija për Kinën”- shkroi Riçard.
Dhe kjo vlen edhe për doktrinën bërthamore. Nëse Lufta e Ftohtë na lejoi të fitonim një përvojë të drejtë në marrëdhëniet “bërthamore” me Rusinë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Kinën, e cila nuk i është nënshtruar ndonjëherë regjimit të kontrollit ndërkombëtar të armëve.
Forcat e Pekinit
Kohët e fundit në revistën “DefenseOne”, analisti i “BluePath Labs” Ma Xiu ofroi një pasqyrë të gjerë të arsenalit kinez të disponueshëm për Forcat Raketore të Ushtrisë Çlirimtare
të Popullit (PLARF), të cilat që nga viti 2017 e kanë pajisur veten e tyre me 10 brigada të tjera (një rritje mbi një të tretën).
Më e disponueshmja është DF-26, një raketë ndërkontinentale me distancë të ndërmjetme (nga 3 deri në 5.500 kilometra), e zbuluar në vitin 2015 dhe e vendosur tani nga Veriperëndimi në Juglindje të vendit. Sipas Pentagonit, forcat kineze kanë në dispozicion
200 raketa të tilla.
Raketat ndërkontinentale
Raketa DF-31AG, një variant i përmirësuar i DF-31, që u prezantua për herë të parë në vitin 2017, përfshihet në kategorinë e raketave ndërkontinentale (me rreze veprimi mbi 5.500 kilometra). Ajo përdoret nga 3 ose ndoshta 4 brigada, dhe përmendet në manualin e ushtrisë kineze si shtylla kryesore parandaluese e Pekinit.
Ndërkohë, në vitin 2019 u zbulua DF-41, një raketë balistike ndërkontinentale, që besohet se është në gjendje të godasë Evropën dhe Shtetet e Bashkuara brenda 30 minutash, duke mbajtur deri në 10 mbushje bërthamore.
Qershorin e vitit të kaluar, në kulmin e pandemisë, drejtori i gazetës shtetërore kineze “Global Times” Hu Xijinajo i bëri thirrje qeverisë të rriste në 1 mijë numrin e armëve bërthamore, dhe të ketë në dispozicion të paktën 100 raketa DF-41.
Tani për tani, shpjegon Xiu, asnjë brigadë nuk duket se është e furnizuar, por dyshohet se së shpejti mund t’i kenë në dispozicion këto raketa. Imazhet satelitore kanë zbuluar gjithashtu ndërtimin në Mongoli të një baze të lëshimit të raketave ndërkontinentale DF-41.
Xiu thotë se dihet më pak mbi raketën lundruese CJ-100. Ajo u prezantua në një paradë në vitin 2019, dhe konsiderohet e aftë të godasë objektiva 2 mijë km larg. Disa të dhëna, shpjegon eksperti, sugjerojnë se njësia e parë që do ta përdorë atë do të jetë e 656-ta, e pozicionuar në Kinën lindore në gadishullin Shandong.
Armët hipersonike
Protagoniste e madhe e paradës së vitit 2019 me rastin e 70 vjetorit të Republikës Popullore, ishte DF-17, simboli i arritjeve të Kinës në fushën e raketave hipersonike. Njoftimi i parë për një testim të dyfishtë të saj daton në nëntorin e vitit 2017.
Bëhet fjalë për një raketë balistike (Mrbm) që e tejkalon atmosferën për të hyrë sërish në të duke fituar më shumë shpejtësi. Por ndryshe nga raketat tradicionale të këtij lloji, DF-17 klasifikohet në kategorinë e armëve hipersonike (HGV), të cilat pasi ri-hyjnë sërish në atmosferë në një kënd më të ngushtë, fluturon me një shpejtësi hipersonike5 herë më të lartë sesa ajo e zërit, pra 1715 metra në sekondë. Kjo e bën këtë raketë shumë më të paparashikueshme.
Raketa DF-17
Është pikërisht DF-17, ajo që i ka bindur Shtetet e Bashkuara të përshpejtojnë punën e tyre në fushën e raketave hipersonike, të identifikuara edhe nga NATO si “një nga teknologjitë që do të revolucionarizojnë mënyrën e luftës në të ardhmen”. Ajo ka një rreze goditëse deri në2.500 kilometra dhe një saktësi “në rendin e disa metrave”.
Vitin e kaluar, gazeta “South China Morning Post” raportoi mbi vendosjen e kësaj rakete në Kinën Juglindore. Sipas Xiu, me tëdo të furnizohet brigada 627 e PLARF, në provincën Guangdong, përballë ishullit tëTajvanit.
burimi:
Përshtatur nga Tirana Today