E martë, 26 Maj, 2020
17 C
Tirana

Të fusësh nga dritarja, ata që dolën nga dera

Më të lexuarat

Budina paralajmëron surpriza për nesër: Dy dosje të reja në SPAK

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit u zhvendos pasditen e sotme në Kukës, ku po mbledh firmat për peticionin për rindërtimin e Teatrit. Ata kanë...

Si do bëhet hapja e transportit publik? Përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se hapja e transportit publik do të bëhet “pjesë-pjesë”. Kreu i Qeverisë sqaroi qytetarët se deri në fund të...

Presidenti austriak thyen masat kufizuese, kapet ‘mat’ nga policia në restorant

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen është kapur nga policia bashkë me gruan e tij, Doris Schmidauer, në një restorant në Vjenë teksa...

Ndahet nga jeta ish-kreu i PD-së në Mirditë/ Basha: Drejtues i shkëlqyer vendor

Kreu i PD-së, Lulzim Basha bën me dije se është ndarë nga jeta ish-kryetari i Partisë Demokratike në Mirditë, Preng Toma. Përmes një postimi në...

Letra / Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i kujton kontratën Bashës

Në adresë të kryedemokratit Basha, Aleanca për Mbrotjen e Teatrit i ka dërguar sot një letër publike, ku i kujton marrëveshjen që ka nënshkruar...

Njihuni me 7 “ekspertët” që firmosën për prishjen e Teatrit Kombëtar

Dy vite më parë kur bashkia e qeveria sapo kishin nisur procedurat për prishjen e Teatrit Kombëtar, Ministria e Kulturës, që asokohej drejtohej nga...

DETAJET/ Grabitja e milionëve në makinën e biznesmenit, autorët përdorën bllokues valësh

Tashmë është zbardhur e gjithë dinamika e plotë e grabitjes së një shume të majme pak ditë më parë, ndaj një biznesmeni në Tiranë....

Pronarja e biznesit: I hoqa bllokun Ramës në rrjetin social, doja të shihja a do e hapja dyqanin

Kryedemokrati Basha vijon të takojë bizneset, ndërsa shpesh është shprehur se po përjetojnë një tjetër krizë nga COVID-19. Sot ai është takuar me disa...

Ambulanca del nga rruga, ndërron jetë pacienti që po transportohej drejt Tiranës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në fshatin Krutje, Fier. Policia bën me dije se një ambulancë që po transportonte një pacient drejt...

“Ky investim do të punësojë një numër të konsiderueshëm njerëzish”, Rama publikon videon

Kryeministri Edi Rama bën me dije se po përfundon fabrika e re agropërpunuese e përgatitjes së esencës së frutave dhe prodhimin prej tyre të...

Nga Skënder Minxhozi

Nuk ka asnjë dyshim që ndër të gjithë ata që drejtojnë sot opozitën politike në Shqipëri, Ilir Meta ka nuhatjen, pozitën dhe kapacitetet e duhura, që ta kuptojë më mirë se kushdo tjetër gradën e fundit në të cilën ka rënë opozitarizmi zyrtar në këtë vend, pas djegies së mandateve parlamentare vitin e shkuar.

Ashtu si shumë të tjerë që kishin parashikuar një zhvlerësim të hatashëm të peshës dhe rolit të opozitës, në rast se ajo do të dilte kolektivisht nga sistemi institucional e politik, edhe Presidenti Meta ka mundur të kuptojë gjatë 15 muajve të fundit, pas djegies së mandateve, derexhenë e rrezikshme në të cilën është katandisur sot kampi i opozitës shqiptare.

Platforma që ai propozoi pak orë më parë, synon pikërisht rikthimin e opozitës në tavolinën e vendimmarrjes, përmes krijimit të një sistemi tryezash politike, që do të paravendosin atë që Parlamenti do të votojë më pas formalisht.

Ilir Meta lëshoi një mesazh të fortë, kryesisht në drejtim të kryetarit të opozitës Lulzim Basha, i cili sipas tij është akomoduar dhe ndjehet mirë me situatën e krijuar, ku Rama i ka praktikisht duart e lira për të bërë çfarë të dojë, kurse opozita vetëm sa hedh shashka në anë të rrugës.

Duke nisur nga mitingu i 2 marsit, kur Meta e vuti veten në podiumin e mitingut anti-qeveritar, ndërkohë që Basha e Berisha u rreshtuan mes protestuesve si spektatorë të thjeshtë, u pa qartë se kryetari i shtetit po kërkon të marrë përsipër një pjesë të barrës që opozita rrugore, nuk po arrin ta mbajë dot. Ndërkohë Basha gjen kauzën e rastësore të radhës për të ngritur zërin, siç po ndodh me Teatrin, Presidenti është prej muajsh në konflikt konstant me maxhorancën. Tashmë është fare e qartë ku qëndron pika e gravitetit opozitar në Shqipëri dhe cili është kryetari real i panelit.

Platforma aktuale e Ilir Metës është gjithashtu tentativa e fundit publike për të shtyrë drejt krijimit të një sistemi paralel vendimmarrjeje politike të nivelit të lartë, me qëllim zhvlerësimin dhe formalizimin e institucioneve aktuale të shtetit.

Si e tillë, ajo është edhe një lëvizje provokative në drejtim të ndërkombëtarëve dhe institucioneve kryesore të shtetit. Meta e thotë hapur që parlamenti nuk ka më tagrat kushtetues për të votuar, kurse qeveria funksionon në mënyrë ilegale. Më qartë se kaq nuk mund të flitet, por njëherësh është e vështirë të kuptohet sesi Presidenti kërkon të ndërtojë ura komunikimi me këtë palë, pasi e ka anatemuar me fjalët më të rënda.

Presidenti kërkon të fusë duart në mënyrë të hapur në procesin e reformës në drejtësi dhe në negociatat e afërta me Bashkimin Evropian. Pasi e cilësoi, fjala vjen, Zef Mazin si një diplomat që do ta kishte firmosur “menjëherë” si ministër të jashtëm, ai njofton se po kërkon ta heqë këtë ambasador nga detyra e kryenegociatorit, ende pa nisur nga puna.

Ky dyzim është në fakt esenca e platformës së presidentit. Një figure politike që e ka parim egzistencial lojën me disa kuptime dhe me disa porta. Lista e fundit e propozimeve që ai ka bërë publike, e kanë brenda edhe ambiguitetin, edhe qëndrimin e dyzuar, për të thënë njëherësh gjithçka dhe asgjë. Një shembull: megjithëse Juri Kim reagoi direkt pas bërjes publike të listës së në fjalë, presidenti e mohoi që mesazhi i ambasadores t’i jetë drejtuar atij. Meqë ra fjala: duket se mes kryetarit tonë të shtetit dhe ambasadores së re të SHBA po përvijohet një luftë e ftohtë distancë. Paska qenë e thënë që ajo zyrë (e Presidentit), të pjellë historikisht beteja me Rrugën e Elbasanit!

Platforma Meta nuk ofron asgjë të re në meidanin politik. Ajo vetëm kërkon të dublojë, të relativizojë dhe të shfuqizojë institucionet dhe proceset e rëndësishme që ato kanë në duar. Për të ndërtuar një shtet tryezash (nënkupto kulisash), në kurriz të shtetit të institucioneve. Ilir Meta e di se ajo çka bëri një vit më parë PD dhe LSI nuk shbëhet më. Thjesht po mundohet që t’i fusë në tavolinën e vendimmarrjes nga dritarja, ata që në shkurt të vitit të shkuar dolën nga dera. Nëse do ta lejojnë, kuptohet…

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shënohet një tjetër viktimë nga koronavirusi në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se një tjetër persona ka humbur jetën nga koronavirusi mëngjesin e sotëm. Sipas njoftimit, bëhet fjalë për një 69-vjeçar...

Kalon vettingun komandanti i Gardës së Republikës

Komandanti i Gardës së Republikës, Gramoz Sako është konfirmuar sot në detyrë nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit. Sako rezultoi i pastër në tri shtyllat...

“Vendi në krizë të thellë”, Basha takime me bizneset në njësinë 5

Kreu i PD-së, Lulzim Basha është takuar sot me përfaqësues të bizneseve në njësinë nr.5 në Tiranë. Sipas Bashës, dhe pse zona ka një numër...

Strakosha pozitiv me koronavirus? Deklarata e ish-lojtarit trondit futbollin italian

Ish-lojtari i Torino e Bari, Massimo Brambati ka tronditur futbollin italian me deklaratën e bërë së fundmi. Përmes një lidhjeje të drejtëpërdrejtë në Instagram, Brambati...

Kina kërcënon Shtetet e Bashkuara për Hong Kongun

Kina kërcënoi të hënën se do të ndërmarrë kundërmasa ndaj Shteteve të Bashkuara nëse ndëshkohet për planet për të vendosur një ligj të ri...
WhatsApp KONTAKTO TT