Politikë

“Të fundit në rajon për treguesit ekonomik”, Tabaku: Kjo është rruga për të dalë nga kriza

               Publikuar në : 19:52 - 12/07/19 Enno

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku shprehet se raporti i fundit i BE-së jep detaje të krizës së thellë që ka kapluar ekonominë e vendit, teksa thekson se Shqipëria vijon të qëndrojë e fundit në rajon për çdo tregues ekonomik.

“Gjendja është edhe më dëshpëruese kur besimi konsumator dhe treguesit e besimit të biznesit po përkeqësohen dita ditës. Kurse të dhënat fiskale të taksave dhe tatimeve flasin për një ngërç ekonomik të bizneseve”, shkruan ndër të tjera Tabaku.

Mirëpo, ish-deputetja thekson se ka një rrugëzgjidhje për të tejkaluar këtë krizë; sipas saj duhen aplikuar: taksat e ulëta, shkurtimi burokracive dhe subvencionimi i punës. Ndërsa shton se: “Ka vetëm një mënyrë për të implementuar këto parime të tregut dhe pro-biznes, një qeveri e drejtuar nga Partia Demokratike dhe Opozita shqiptare.”

Statusi i plotë i Jorida Tabakut:

Te fundit ne rajon për çdo tregues ekonomik!

Në garën rajonale për zhvillimin ekonomik Shqipëria vazhdon të jetë në fund të tabelës. Pasi qeveria dështoi të merrte qoftë edhe një projekt fitues në samitin e Poznan dhe një ditë pasi DASH raportoi se si na shohin investitorët e huaj,

Sipas të dhënave për vendet e rajonit Shqipëria është e fundit në renditje për rritjen ekonomike. Kosova dhe Maqedonia kanë rritjen me të lartë ndërsa shqiptarët konsumojnë më pak dhe kanë investimet kapitale më të ulëta në rajon. Një monedhë e dobët dhe një inflacion nën 3% e përcaktuar nga BSH vazhdon të lëndojë ekonominë tonë.

Gjendja është edhe më dëshpëruese kur besimi konsumator dhe treguesit e besimit të biznesit po përkeqësohen dita ditës. Kurse të dhënat fiskale të taksave dhe tatimeve flasin për një ngërç ekonomik të bizneseve.

Ka një rrugë për të shpëtuar nga ky ngërç; taksat e ulëta, shkurtimi burokracive dhe subvencionimi i punës. Ka vetëm një mënyrë për të implementuar këto parime të tregut dhe pro-biznes, një qeveri e drejtuar nga Partia Demokratike dhe Opozita shqiptare.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT