E diel, 29 Nëntor, 2020
9 C
Tirana

“Të dyja partitë politike kanë faj”, Lubonja analizon ngjarjen e “21 janarit”

Më të lexuarat

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

U ekzekutua me 8 plumba në Belgjikë, zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë

Mbrëmjen e djeshme, Brukseli u tmerrua nga të shtëna armësh, nga të cilat mbeti i vdekur një 38-vjeçar shqiptar. Ditën e sotme, është zbardhur identiteti...

Tronditet Bulqiza/22-vjeçari u qëllua nga shoku i tij, ja çfarë ka ndodhur

Policia e Bulqizës duket se është drejt zbardhjes së ngjarjes së rëndë, ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku ka humbur jetën një i ri. 22-vjeçari...

A do të na mbrojë vaksina e Covid-19?

Pretendentët kryesorë në garën e vaksinave COVID-19 kanë patur nivele të ndryshme suksesi pas provave klinike, por çfarë do të thotë kjo për luftën...

”Për dy javë zhduket Covid nga planeti”/ Mjeku popullor tregon terapinë

Mjeku popullor, Ruzhdi Metali është shprehur se virusi Covid-19, mund të zhduket për dy javë nga planeti. Në ''Zonë e Lirë'', ai tha se fillimisht...

Studimi: Ja 2 tiparet, që mund t’i bëjnë njerëzit super-përhapës të Covid-19

Provat të shumta tregojnë se super-përhapësit janë faktorët kryesorë të pandemisë Covid-19. Një numër studimesh, kanë treguar se shumica e njerëzve të prekur nga...

Infermierja pranon se gënjeu për kontrollin e Maradonës, çfarë thonë hetuesit

Diego Armando Maradona u nda nga jeta për shkak të një arresti kardiak. Shumë është aluduar për ndarjen nga jeta, dhe se sa është...

Covid-19 në vend/ Bien infektimet, numri i viktimave mbetet i lartë

Kurba e Covid-19, ka pësuar një rënie të lehtë në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, 545 persona rezultuan...

28 Nëntori/ Presidenti rus, Vladimir Putin uron shqiptarët

Me rastin e 108-vjetorit të pavarësisë, Presidentit i Rusisë, Vladimir Putin, ka uruar shqiptarët përmes një telegrami urimi dërguar Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Në...

”Autorët i zunë pritë”/ Zbardhen detaje të reja nga atentati në Shkodër

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ekzekutimin mafioz të ndodhur paraditen e sotme në Shkodër. Mësohet se autorët kanë qenë dy persona, të...

Analisti Fatos Lubonja ka folur në lidhje me ngjarjen e “21 janarit”, ku 9 vite më parë humbën jetën katër persona të pafajshëm.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Lubonja tha se 21 janari është një krim i dyfishtë, duke fajësuar të dyja partitë politike.

Sipas tij, Partia Socialiste është po aq fajtore sa Partia Demokratike për vdekjen e 4 personave, pasi ishte kjo parti që i çoi ata njerëz në protestë.

“Ata njerëz u çuan qëllimit për t’u vrarë ndonjëri. Pra, kishte një qëllim të mbrapsht, me shpresën që përballë kishin një njeri të mbrapsht që mund të binte në këtë grackën dhe të qëllonte ndonjërin, siç edhe ndodhi. Pra, nëse ne do bëjmë gjyq të paanshëm për fajtorët, nuk lahen edhe këta që i çuan njerëzit atje. Sepse është njëlloj si të çosh ca njerëz tek ariu, ariu do t’i hajë ata, dihet”, tha ai.

Lubonja u shpreh se 21 janari kishte kapërcim të mbrojtjes së nevojshme.

“Unë e kam pak të ndryshëm mendimin për “21 Janarin”, sepse ndodh sikur një pjesë janë me PD dhe vënë theksin te opozita, dhe veçanërisht për faktin pse PS nuk bëri asgjë për të vënë drejtësi dhe akuzohet PS se nuk iu qëndroi protestuesve, si dhe PD për sulmin e dhunshëm që u përdor atëherë dhe faktin që u sulmuan institucionet, pra legjitimimi i asaj që u bë. Ajo që ndodh për mua është kjo, që sot jemi në këtë pikë, sepse 21 janari ishte një krim i dyfishtë, jo i njëfishtë, siç e shohin një pjesë, që e bëri njëra ose tjetra palë. Ata njerëzit që u çuan atje nga PS, dhe këtu është përgjegjësia që ka PS, që e përgatiti një ditë më parë dhe duke paralajmëruar se populli është aq i zemëruar dhe nuk mbajmë ne përgjegjësi.

Ata njerëz u çuan qëllimit për t’u vrarë ndonjëri. Pra, kishte një qëllim të mbrapsht, me shpresën që përballë kishin një njeri të mbrapsht që mund të binte në këtë grackën dhe të qëllonte ndonjërin, siç edhe ndodhi. Pra, nëse ne do bëjmë gjyq të paanshëm për fajtorët, nuk lahen edhe këta që i çuan njerëzit atje. Sepse është njëlloj si të çosh ca njerëz tek ariu, ariu do t’i hajë ata, dihet. Kjo është eliminuar fare nga PS, por ata e kanë brenda atë pjesë, sepse nuk ishte një protestë e vërtetë popullore, psesë po të ishte kështu të nesërmen do të ishte djegur kryeministria, se u vranë 4 veta, por nuk ndodhi, sepse deshën ta shesin si protestën e pranverës. Tani iu intereson heshtja dhe kaq.

Pastaj, çështja komplikohet, nëse do ta ngremë në parim lidhur me atë sa dhuna mund të përdoret në protesta, dhuna, mosbindja civile, sa janë të legjitimuara dhe sa jo. Kur të bëhet gjyqi ndoshta dënohet më shumë vrasjet, sesa ata që i shtynë, por ama janë të dyja palët. Ata u çuan atje për t’u vrarë. PS i ngarkohet më shumë pse s’bëri drejtësi? Por, nuk bëri drejtësi se ka qenë qëllimi i keq që në fillim dhe nuk i intereson fare. Unë kamë qenë në protestë, aty ishin një masë e madhe, jo aq e madhe, siç nxjerr PD sot, si dhe një grup sulmi i veçantë, që do të destabilizonte, që do sulmonte kryeministrinë, do krijonte një situatë, që do tregonte një urrejtje të madhe popullore. Ishte shpresa që dikush do gjuante dhe do vriste ndonjë dhe kjo do instrumentalizohej dhe do bëhej mjet lufte politike, siç u bë.

Lexo edhe :   Arkivolet me viktimat e COVID-19 në Turqi, ngarkohen në autobusë
Lexo edhe :   “Olta Xhaçka drejt Dibrës me helikopter”, PD nxjerr pamjet e ministres

Një mësim është nxjerrë, që pala në mbrojtje, që në këtë rast është në pushtet dhe ka policinë duhet të bëjë shumë kujdes, që të mos vrasë, se pastaj i kthehet në bumerang, siç ndodhi në 21 janar. Mendoj se pala mbrojtëse e ka mësuar këtë dhe ka përdorur gazin. Edhe këtu kemi abuzim me forcën e pushtetit, por jo deri te vrasja, por që është për t’u kritikuar.

Nëse iu referohemi ligjeve, ato janë të shkruara. Ligjet e kanë përcaktuar sa dhe si mbrohen institucionet. Mendoj se 21 janari kishte kapërcim të mbrojtjes së nevojshme, edhe pse ishin provokuar. Kur u vu flaka tani, përdorimi i gazit, këtu ngelet për t’u diskutuar. Tek e fundit, ngelet gjithmonë e hapur çështja e përdorimit të forcës, deri ku përdoret ajo. Për të dy palët kam parasysh një parim, që e ka trajtuar edhe Maks Veberi, që bën diferencë mes pushtetit dhe forcës. Sipas tyre, pushteti ka një dallim me forcën, në kuptimin që pushteti nuk është që ti ke mjetet e forcës, dhe sa më pak të kesh pushtet, aq më tepër i drejtohesh forcës. Pra, forca është shenjë e mungesës së pushtetit. Ne vëmë re në përgjithësi, që forcat politike tona shpesh i referohen forcës, sepse nuk kanë pushtet, në kuptimin e legjitimitetit. Tendenca është që, edhe kjo qeveri, i drejtohet forcës, zgjidhjes me forcë. Kam parasysh këtu Astirin, mjetet e dhunës, prishja e stadiumit në mënyrë të paligjshme, janë të gjitha akte dhune që tregojnë dobësim të pushtetit.

Shqiptarët kanë mësuar nga kjo. Mësimin e parë e patëm më 1997, që dolën edhe për pakënaqësinë e tyre, por edhe për të reaguar, dhe patën një pushtet që erdhi pas dhe i zhgënjeu. Fatos Nano tha se do iu kthente 100% paratë e humbura atyre që protestonin, por që ato para u shpërndanë nëpër xhepat e tyre. Ka pasur mësime edhe kur erdhi Berisha në pushtet, me disa premtime, ashtu si dhe me rastin e Ramës, më 21 janarin, apo edhe tani që njëherë premtohet “revolucioni”, lëvizja e fortë që s’do lejojë zgjedhje… Ajo që ka mësuar qytetari është që instrumentalizohet, pra që përdoret si “mish për top”. Kush nuk e ka mësuar, është ai militanti që mendon se do të ketë një përfitim, kur partia e tij të jetë në pushtet”, tha ai.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Tentoi ta vriste pas një sherri në lokal, policia kap të rrezikshmin

Policia ka parandaluar një kohë një ngjarje në lagjen “Kushtrim” në Berat, e cila mund të kishte përfunduar me viktima. Një 28-vjeçar është arrestuar nga...

Moti për 5 ditët e ardhshme/Vjen i ftohti i acartë, temperatura në -7 gradë

Moti në javën që do të nisë, do të pësojë ndryshim krahasuar me ditë të tëra plot diell. Dita e hënë parashikohet të ketë...

Infermierja pranon se gënjeu për kontrollin e Maradonës, çfarë thonë hetuesit

Diego Armando Maradona u nda nga jeta për shkak të një arresti kardiak. Shumë është aluduar për ndarjen nga jeta, dhe se sa është...

Teori konspirative COVID-19 dhe fushata dezinformuese e Kinës

Në muajin mars të këtij viti, SHBA dhe Kina fajësonin njëra-tjetrën për përhapjen e koronavirusit, duke rënduar kështu më tej marrëdhënien e vështirësuar nga...

Konkurrenti i ri i emisionit “Për’puthen” ndalohet nga policia (FOTO)

Pak ditë më parë, një tjetër konkurrent iu bashkua emisionit “Për'puthen”. Pas shumë komenteve, ai është rikthyer sërish në fokus pas një 'problemi' me...