E shtunë, 23 Janar, 2021
12 C
Tirana

Të drejtat kundër sigurisë: Beteja e brendshme e Evropës kundër terrorizmit

Nga Catherine Chatignoux “Worldcrunch”

Udhëtimi i Brahim Asauit, xhihadistit që kreu një sulm duke vrarë 3 njerëz në bazilikën e Notre-Dame në qytetin jugor francez të Nisës më 29 tetor, mishëron më së miri të metat e Zonës Shengen.

Në fund të shtatorit 2020, Asaui arriti nga Tunizia në ishullin e Lampeduzës, në jug të Italisë, si dhjetëra mijëra të tjerë para tij. Ai kaloi disa ditë në një anije karantine, për shkak të masave parandaluese anti-Covid, para se të zbarkonte në qytetin port të Barit.

Më pas u arrestua menjëherë nga policia – që e urdhëroi atë të largohej nga vendi brenda 7 ditësh – para se prefektura e Barit ta lironte. Ky njeri i radikalizuar, u kujdes që të mos ikte njëlloj siç erdhi, ndaj udhëtoi drejt veriut. Disa ditë më vonë, kaloi kufirin Francë-Itali.

Autoritetet italiane dështuan. Atyre iu kërkua, si çdo shtet anëtar i Zonës Shengen, që t’i mohonin hyrjen në territorin evropian një emigranti, që nuk i plotësonte kushtet e nevojshme, dhe që duhej të kishte rregulluar udhëtimin e tij të kthimit në vendin e tij.

Por fajtore është edhe Franca. Pavarësisht se kishte rivendosur kontrollet në kufijtë e saj të brendshëm në vitin 2015, në kuadër të luftës kundër terrorizmit, ajo nuk ishte në gjendje ta pengonte këtë hyrje të paligjshme në territorin e saj.

Kështu funksionon në realitet Zona Shengen. Ajo nuk ka asnjë lidhje me një “sitë për emigrantët”, siç u pëlqen ta quajnë partitë e ekstremit të djathtë. Sulmet e vitit 2015 në Francë dhe Belgjikë, dhe nivelet e rritura të emigracionit po atë vit, i nxitën udhëheqësit evropianë të shtonin ndjeshëm nivelin e gatishmërisë.

U ndërmorën disa hapa për të forcuar kontrollin e kufirit, përfshirë rritjen e fuqisë së Agjencisë Evropiane të Kufirit dhe rojes bregdetare Frontex. Dhe masat patën sukses:që nga viti 2013, fluksi i emigrantëve që hyjnë në Evropë përmes Mesdheut, nuk ka qenë kurrë kaq i ulët.

Duket se Zona Shengen po funksionon në një ekuilibër të paqëndrueshëm. Në letër, liria dhe siguria brenda zonës, ka një “homologe” të domosdoshme në formën e mbikëqyrjes së kujdesshme të kufijve të jashtëm. Por ky parim është neglizhuar prej kohësh, dhe shtetet nuk e zbatojnë seriozisht atë.

Frontex, që koordinon mbrojtjen e kufirit, vlerëson se 22 për qind e atyre që hyjnë në Zonën Shengen, nuk i nënshtrohen asnjë kontrolli apo regjistrimi. Për shembull, dihet që Italia, që përpiqet të bëjë viktimën në lidhje me këtë çështje, lejon zbarkimin e shumë emigrantëve të tillë në brigjet e saj.

Komisioni Evropian, ofroi së fundmi një zgjidhje që do t’i jepte zgjidhje problemit të kujdesit ndaj emigrantëve pas mbërritjes së tyre. Në më pak se 12 javë, sugjeron dokumenti, çdo emigrant që i paaftë të justifikojë një arsye për të qëndruar në territorin evropian, duhet të deportohet për në shtëpi.

Për të qenë efikas, ky proces i përshpejtuar do të kërkonte që shtetet të krijonin qendra të mbyllura, ku emigrantët e refuzuar të mos ishin në gjendje të zhdukeshin, siç ndodhi me xhihadistin tunizian. Këto lloj propozimesh janë debatuar disa herë, por në Evropë ato nuk e kanë parë kurrë dritën e diellit.

Në një lloj paradoksi befasues, Italia dhe Spanja, që janë në vijën e parë ku përplasen flukset migratore, janë kundër këtyre propozimeve. Dhe kjo pasi ato kanë frikë se mund t’i nënshtrohen një ndëshkimi të dyfishtë:mbajtjen e barrës së emigracionit më vete, dhe për këtë arsye mungesën e solidaritetit nga fqinjët e tyre.

Kryeministri italian, Xhuzepe Konte, përsëriti kohët e fundit se për të kjo zgjidhje ishte “e papranueshme”. Ndërkohë presidenti francez Emanuel Makron ka propozuar zgjidhjen e

tij. Duke besuar se ai nuk ka arritur të mbajë premtimin e tij ndaj evropianëve, për të siguruar kufijtë e jashtëm, ka bërë thirrje për t’i kushtuar kohë një “reforme të Zonës Shengen”.

Ai dëshiron që qeveritë të përballen me përgjegjësitë që kanë, dhe t’i detyrojë ato të kryejnë vlerësime të rregullta të menaxhimit të tyre kufitar, bazuar në modelin e operacioneve të Eurozonës. Ambicia e Makron është e admirueshme, por detyra do të jetë e vështirë.

Përvoja tregon se si udhëheqësit preferojnë më shumë ta drejtojnë gishtin tek pikat e dobëta të Zonës Shengen, sesa të zbatojnë me përpikëri rregullat, dhe kjo nga frika e humbjes së votuesve.

A nuk do të preferonin italianët t’u ofronin politikanëve më pak skrupulozë votat e tyre, kur të shohin se qeveria e tyre u jep azil mijëra emigrantëve çdo vit, në vend se të vazhdojnë të lejojnë një pjesë të madhe të emigrantëve të mbërrijnë në tokën e tyre?

Por përtej këtyre axhendave politike, udhëheqësit duhet t’u shpjegojnë qytetarëve evropianë, se është e pamundur të mbahet mbyllur një zonë e lëvizjes së lirë. Së pari, sepse mijëra kilometra kufij të Zonës Shengen, do të ofrojnë gjithmonë mundësi njerëzve më të vendosur që t’i kapërcejnë ato.

Por mbi të gjitha, pasi Evropa është një union, që bazohet në respektimin e të drejtave themelore të individëve. Mënyra se si Komisioni Evropian, mbajti kohët e fundit përgjegjës Frontex, duke e akuzuar agjencinë për largimin e emigrantëve nga Greqia, është simptomatike e gjendjes që ekziston sot në BE.

Evropa nuk i mirëpret gjithmonë emigrantët me të gjitha mjetet dhe hapjen e nevojshme, por kontinenti e zbaton ende sundimin e ligjit, duke respektuar konventat ndërkombëtare sa më rigorozisht që të jetë e mundur. Dhe kur autoritetet publike i injorojnë rregullat, gjykatësit janë aty që t’ua kujtojnë këtë gjë.

Në Francë, gjykatat anulojnë 20 për qind të dëbimeve, shumicën e kohës për teknikalitete. Zona Shengen, nuk do të jetë kurrë një fortesë e vërtetë për emigrantët e paligjshëm, pasi të drejtat e emigrantëve dhe azilkërkuesve, do të mbizotërojnë gjithmonë mbi sigurinë.

Burimi i lajmit: https://worldcrunch.com/world-affairs/rights-v-security-europe39s-inner-battle-against-terrorism

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...