E premte, 3 Dhjetor, 2021
13.5 C
Tirana

“Të dërgohet në Hagë”, Tritan Shehu komenton paktin detar me Greqinë

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ka komentuar takimin e zhvilluar ditën e sotme mes kryeministrit Edi Rama dhe atij grek Kyriakos Mitsotakis.

I ftuar në studion e RTV Ora, Shehu tha se pakti detar mes Shqipërisë dhe Greqisë duhet të shkojë në gjykatën e Hagës dhe të dy vendet më pas të pranojnë vendimin që do të japë ajo

“Ka një rrugë që të dy vendet në dakordësi me njëra-tjetrën ta dërgojnë çështjen në gjykatën ndërkombëtare të Hagës dhe të jenë ata që të vendosin si do të realizohet ky demarkacion i hapësirave detare. Vendimi i asaj gjykatë do të jetë i pranueshëm nga të dyja palët”, deklaroi ai.

Ish-deputeti përmendi edhe problemet me pronat mes dy vendeve, teksa u shpreh se kjo çështje nuk është shqetësim për minoritetin por për gjithë popullin shqiptar.

“Unë jam kam thënë këtë gjë edhe zotit Mitsotakis që kur ishin në opozitë që ky nuk është vetëm për minoritetin greke. Kjo është një padrejtësi e madhe për të gjithë qytetarët shqiptarë në atë zonë. Nuk është se po preket njëra pjesë, por po preket e gjithë popullsia për interesa korruptive”, tha Shehu.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bora dhe Semi do të “hakmerren” ndaj Donaldit në “Për’puthen Prime”

Puthjet e Donaldit me Beatrixin, kanë shkaktuar një bum komentesh në rrjet. Fansat janë ndarë në grupe, ndërsa ende nuk ka patur një reagim...

Sfida mes një intelektuali që kërkon të vërtetën dhe një politikani që gënjen

Nga: Andi Bushati Ka një aksiomë të mirënjohur që shpjegon përplasjen e një politikani me një intelektual në arenën publike: Sipas saj, i pari tenton...

S’donte të bënte vaksinën, italiani shkoi me krahun prej silikoni

Disa mund të akuzohen se po përpiqen t'i shmangen sistemit për të marrë një certifikatë vaksine, por mbase askush nuk është aq i shkathët...

S’ka më lavazhe e servise makinash poshtë pallateve!Veliaj tregon masat e reja

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një dëgjese të zhvilluar me ministren e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, dhe përfaqësues të institucioneve të përfshira...

Vrasja e ish-deputetit, Artan Hoxha nxjerr videon

Kristian Klemendit dhe Marjan Kolës, të dyshuar për vrasjen e Pashko Ujkës u është komunikuar arrestimi ditën e sotme. Edhe pse ata kanë mohuar...