E hënë, 6 Dhjetor, 2021
9.5 C
Tirana

“Të dalë mendsh”/Rama mesazh opozitës: Ta harroni pazarin në tavolinë, s’kam ndërmend të tradhtoj popullin tim

Kryeministri Edi Rama ka folur në pjesën e dytë të punimeve në Kongresin e Partisë Socialiste, të cilat po mbahen te sheshi “Nënë Tereza”. Në kuadër të nismës “Bashkia që duam”, shefi i qeverisë ka adresuar një sërë mesazhesh për qytetarët, në të gjithë Shqipërinë. Kryeministri i ka kërkuar qytetarëve në takimin prezantues të kandidaturës së Erion Veliajt për Bashkinë e Tiranës, një mandat të dytë, që të kthejnë sytë pas dhe të shohin se si ishte kryeqyteti nën drejtimin e të djathtëve.

” PD si sheshi i vjetër në qendër, LSI si shatërvani i mbetur këtu në bisht, të tjerët si kioskat, këtej anash, të tjerët që i kanë zënë frymën parkut të Tiranës. Kjo Tiranë sot nuk ka asnjë lidhje me atë që ju patë me sytë e kujtesës. Është një provë e dallimit të madh, nata me ditën, mes nesh dhe atyre që i kemi mbrapa, çdo ditë e më mbrapa. Kush e vë në dyshim, ose s’ka dalë nga nata e tyre, ose e ka harruar natën e tyre kur ata kishin në dorë Shqipërinë dhe Tiranën. Dita jonë mund të jetë shumë më e mirë, dhe do të jetë shumë më e mirë. Tirana jonë sot, ashtu si çdo qytet tjetër që qeverisim, edhe si vetë Shqipëria, nuk ka të krahasuar me ç’ka ishte para se ne ta merrnim në dorë. Ka të krahasuar, me përpara se ne t’i merrnim në dorë të dyja, edhe Bashkinë edhe qeverinë. O ka këtë sinergji kjo ditë, do të kishte shumë më pak dritë, dhe për këtë mjafton t’i kthejmë sytë pas. Tek Durrësi, Elbasani, Korça, Fieri, Vlora, kur ne ishim në krye të Bashkive, por nuk ishim në qeveri, qytete të penguara, të bllokuara, të torturuara nën presionin e të vjetrës”, tha Rama.

Kryeministri pranoi se ka bërë gabime gjatë qeverisjes, por i është sosur durimi nga sulmet e opozitës. Me tone të larta ai tha se i ka duruar baltën, vezën dhe bojën. Sipas tij, në vend që ti sfidonin me ide, kanë zgjedhur që ti gjuanin me gurë.

“U kemi duruar baltën, vezën dhe bojën e dëshpërimit tyre mbi fytyrat tona, në vend se të na sfidonin me ide, kanë zgjedhur të na gjuajnë me gur, në vend të mendjes për të na mbytur, kanë vendosur të mbyten për të na marrë me vete si i mbyturi që të mbyt.

Në vend se të vinin mend. kanë dalë mendsh fare, deri në pikën që duan ta kthejnë disfatën e tyre në disfatë të vendit, ashtu të mjerë në dëshpërimin e tyre mendojnë se duke e kthyer vendin në rrumpallën e sherrit, do ti detyrojnë ndërkombëtarët të ndërhyjnë për pushtet në tavolinë, ta harrojnë.

Nëse ata nuk e kanë për gjë të tradhtojnë e ta shkelin me këmbë mandatin e popullit. Nuk kemi mandat për të lëshuar nga dora, por kontrata për të zbatuar dorë për dore me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi.

Unë kam bërë edhe gabime, por nuk e kam tradhtuar kurrë, e nuk do t’ju tradhtoj, juve që jeni dhe atyre që nuk janë, në Shqipëri, apo nëpër botë, që më kanë dhënë mua dhe PS për të bërë Shqipërinë që duam”, u shpreh kryeministri.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

S’ka më sekrete/ Ja kur do të mbahet Festivali i 60-të i Këngës në RTSH

Edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të përfcillet LIVE për publikun shqiptar në mbrëmjet e 27,28 dhe 29...

Ekzekutimi i ish-deputetit, bashkëshortja nxjerr emrat dhe ndryshon dëshminë

Natalina Ujka, bashkëshortja e biznesmenit shkodran Pashko Ujka, ka treguar për grupin hetimor se personat me të cilët bashkëshorti i saj ka pasur konflikte...

Misteret e pazgjidhura të Luftës së Dytë Botërore

Ne të gjithë i duam misteret, dhe Lufta e Dytë Botërore siguroi shumë të tilla. Shkalla e madhe e luftimeve dhe e taktikave të tokës së djegur, solli...

Ish-banori i “Big Brother”: Donaldi nuk është fitues, mes çiftit s’ka dashuri

Ish-banori i “Big Brother”, Adi Pojana, teksa ishte i ftuar në studion e “Shqipëria Live”, ka komentuar lidhjen e shumëpërfolur mes Donaldit dhe Beatrix. Për...

“Shkelje financiare”, arrestohet presidenti i klubit italian

Presidenti i një prej klubeve të Serisë A është vënë në pranga, për shkelje financiare mes të cilave edhe deklarimin e falimentit të kompanive...