Paniku i lëkundjeve të tërmetit ka kapur edhe të burgosurit nëpër disa burgje të vendit. Të dënuarit e burgut ‘313’ në Tiranë janë revoltuar duke kërkuar të dalin në ambiente të hapura.
Raportohet se vetëm pas lëkundjes së dytë gjithashtu të fuqishme të tërmetit, autoritetet e burgjeve kanë hapur qelitë e të burgosurve, duke i sistemuar ata në fushat sportive e ambiente të tjera të përshtatshme.
“Na nxirrni jashtë, do vdesim këtu”, janë shprehur të burgosurit.
“Në përgjigje të situatës, në bazë të Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve dhe legjislacionit në fuqi, Ministri i Drejtësisë ka urdhëruar kalimin në gjendje gadishmërie, në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në afërsi të epiqendrës së tërmeteve, ku janë ndjerë lëkundjet dhe po zbatohet plani i masave përkatëse në çdo IEVP.
Për të gjitha institucionet e varësisë, po vijon inspektimi i detajuar për evidentimin dëmeve të mundshme materiale. Situata është në monitorim dhe në ndjekje të vazhdueshme”, theksoi Ministrja e Drejtësisë.