E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Të besuarit/ Milani me tre shtylla për “finalen”: Kesi, Teo dhe Kjaer

Gazeta dello Sport

Pa fund, dhe deri në fund: pjesa e dytë e sloganit i “përket” Juventusit (fino alla fine), mund vetëm të huazohet nga Milani, por është pjesa e parë ajo që ka vërtetë rëndësi. Të luftosh duke u mbështetur tek disa shtylla, tek ata që kanë qenë gjithmonë ose pothuajse gjithmonë aty: Simon Kjaer, Teo Hernandez, Frank Kesi, ose ndryshe udhëheqësit që do të kenë detyrën ta çojnë Milanin përtej gardhit të një ndeshjeje të fundit, shumë të rrezikshme. Milani ka zhgënjyer pak herë herë në transfertë (46 pikë të fituara) dhe kur kanë dështuar i’a kanë dalë të rigrupohen (humbja e pësuar në Romë ndaj Lacios). Por të dielën, në metrat e fundit të një kampionati ku lundroi rrezikshëm midis të parëve, gjendja shpirtërore do të jetë ndryshe.

Një klub i uritur për sukses, është e qartë se mundësia skuadra të jetë e kënaqur me veten as nuk diskutohet. Kështu që Milani do të duhet të japë gjithçka dhe për ta bërë këtë ata do të duhet të mbështeten te liderët e mbetur pas mungesës së detyruar të Ibrahimovic, i cili do të jetë në tribunë të dielën. Sepse Liga e Kampionëveështë e rëndësishme për të ardhmen. Dhe sepse pas një sezoni me 280 në orë të heqësh këmbën nga gazi tani do të ishte vrastare.

Gabimi tashmë është bërë në San Siro, dalja me një pikë si pasojë e një ndeshjeje të dështuar (Milan-Kaljari 0-0). Është logjike që i ndodh një ekipi kaq të ri, tha dikush, por ka nga ata që mendojnë ndryshe. Sidoqoftë, të dielën nuk do të ketë vend për gabime dhe lideri i parë që do të duhet ta mbajë ekipin të përqëndruar dhe të vëmendshëm do të jetë Simon Kjaer, arkitekti i vërtetë, bashkë me Xhixho Donarumën, i shumë ndeshjeve ku kuqezinjtë mbajtën rrjetën e paprekur. Simoni, i cili erdhi me Ibrën në janar 2020, u bë menjëherë një nga senatorët. Mangësitë në vlerësimet e tij pas ndeshjeve numërohen me gishtat e një dore, dhe danezi ishte gjithashtu ndikim i mirë për rritjen e Tomorit. Pioli e di se mund t’i besojë, në çdo kohë.

Por mbrojtja kundër Atalantës nuk do të mjaftonte, duke pasur parasysh se do të duhet një sukses për t’u kualifikuar. Mund të lindin kombinime të tjera, në rast mosfitoreje, të lidhura me rezultatet në fushat e Bolonjës (Bolonja-Juve) dhe Napolit (Napoli-Verona), por Milani dëshiron siguri dhe të arrijë një synim që, megjithëse nuk ishte i detyrueshëm sipas kërkesave të shoqërisë që e menaxhon klubin, është bërë një perspektivë e arritshme, e cila ka prodhuar pritshmëri të paplanifikuara. Me fjalë të tjera, Milani i pakualifikuar në Ligën e Kampionëve nuk do të ishte një katastrofë ekonomike, por pasojat psikologjike do të ishin ndoshta të pashmangshme.

Milani gjithashtu mbështetet te dy liderë të tjerë, këta të dy të rinj edhe pse me shumë përvojë. Kesi i paprekshëm, lojtari më i qëndrueshëm i skuadrës: 3140 minuta, 36 paraqitje, njësoj si Xhixhio në Serinë A. Dhe mbi të gjitha, kthimi përballë së kaluarës, me klubin që e nxorri, me një dëshirë shumë të fortë për të pushtuar atë që mungon, dmth. , netët evropiane. Kesi është i pazëvendësueshëm si dhe Teo Hernandez, i cili ka përjetuar një sezon ulje-ngritjesh pa qenë në gjendje të bindë trajnerin Deshamp për ta thirrur në Kampionatin Evropian. Tani Evropa e tij është e kufizuar në Ligën e Kampionëve dhe Teo pas një periudhe të paqartë është rikthyer në formë dhe i vetëdijshëm për rëndësinë që ka. Ai ishte mbrojtësi i vetëm në Evropë i aftë për të kapur dy shifrat në këtë vit të çuditshëm. Një tjetër siguri e madhe për super ndeshjen e së dielës./ Përshtati Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zgjedhje për kreun e ri/ Gjana: Komisionerët e kandidatëve vetëm nga degët e PD

Komiosionerët e çdo kandidati për kryetar në PD duhet të jenë anëtarë të degës përkatëse të PD-së ku do propozohen për këtë proces. Ka...

Asnjë viktimë nga koronavirusi, 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 2.916 testime...

”Shpresoj të mos jetë si Trump”/ Putin flet për Biden para takimit në Gjenevë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shpreson se homologu i tij amerikan, Joe Biden, do të jetë më pak impulsiv se paraardhësi i tij, Donald...

Të shtëna me armë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...