E shtunë, 24 Korrik, 2021
19.5 C
Tirana

Të bëhemi gati për vajtimin e radhës!

Nga: Lutfi Dervishi

Cila është koha që fiton nga Tirana në Durrës nëse nuk e nget makinën me 90 km/orë, por me 150 km/orë? Jo më shumë se 10 minuta.

Në kërkim të kësaj kohe që nuk i duhet kërkujt me përjashtim të dreqit, rrezikon jetën tënde dhe të tjerëve. Sa herë ju ka ndodhur që duke ecur me 90km/orë në këtë segment, ndjeni nga pas drita që lëshohen si rrufe nga gangot që nxitojnë sepse 1 apo 2 km më tej duhet të dalin nga rruga dhe të pijnë një kafe?! Ka policia ndonjë listë të këtyre gangove?

Kur ndodhin ngjarjet e rënda si aksidenti sotëm, kujtohemi se ka diçka të madhe që nuk shkon. Lista e fajtorëve nuk është e shkurtër; fajësohet adoleshenti, prindi, polici, kurset e shoferëve, gjendja e rrugës, sinjalistika, alkooli, hashashi,…

Harrojmë shpesh të pyesim: çfarë ka ndodhur me rastet e drejtuesve të mjetit që kanë bërë aksident me shpejtësi mbi 150 km/orë? Ku janë ata sot? Pyetja është retorike- ata sërish janë në timon!

Ndaj të mbledhim forcat dhe të bëhemi gati për vajtimin e radhës!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shembet ura në Siberi, bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

Vërshimet si pasojë e reshjeve të furishme në Siberi kanë çuar në shembjen e një urë, duke e shkëputur hekurudhën siberiane, më e gjata...

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë...

KPK, pikëpyetje për pasurinë dhe profesionalizmin e prokurores Daniela Sulaj

Prokurorja Daniela Sulaj, e komanduar si inspektore pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, u përball të premten më 23 korrik me Komisionin e Pavarur...

Gjykata i refuzon kërkesën për liri, Hashim Thaçi mbetet në paraburgim

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri. Edhe...

Koronavirusi, Manastirliu tregon numrin e të vaksinuarve në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend. Manastirliu bën me dije, se mbi 13...