E enjte, 2 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

“Të bardhët s’janë të përjetshëm”, profesoresha shpërthen me deklarata raciste

Një profesore afro-amerikane e Universitetit Rutgers në SHBA, është vënë në qender të diskutimeve pas deklaratave raciste që ka bërë. Brittney Cooper, një profesoreshë e asociuar në Departamentin e Studimeve të Grave, Gjinisë dhe Seksualitetit të Universitetit Rutgers, e bëri komentin gjatë një ngjarje të titulluar, “Zhbërthimi i sulmeve në teorinë kritike të racës”, organizuar nga The Root.

“Pikërisht, gjëja që dua t’ju them është që ne duhet t’i nxjerrim këto nëna … jashtë. Por, si, nuk mund ta themi këtë, apo jo? Nuk mund të themi, si, nuk besoj në një projekt dhune. Unë me të vërtetë jo”, tha Cooper.

Cooper po i përgjigjej një pyetjeje të bërë nga Michael Harriot, shkrimtar i vjetër për The Root, i cili e pyeti Cooper-in se çfarë mund të pritet nga njerëzit e bardhë, nga amerikanët e zinj.

Cooper tha gjithashtu se ajo beson se “njerëzit e bardhë” nuk janë “të përjetshëm”.

“Por unë në thelb besoj se gjërat që kanë një fillim, kanë një fund. Të gjitha gjërat që fillojnë, përfundojnë. Njerëzit e bardhë nuk janë të pafund dhe të përjetshëm, apo jo?”, tha Cooper.

“Ata nuk do të vazhdojnë në pafundësi. Dhe kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme të mbani mend se kolonializmi i bardhë dhe imperializmi kanë një fillim. Dhe në mënyrën time të të menduarit për botën, kjo do të thotë se ajo ka një fund”.

Ajo shtoi se “Bardhësia do të ketë një datë fundi, sepse pavarësisht nga ajo që njerëzit e bardhë mendojnë për veten e tyre, ata nuk i kundërshtojnë ligjet e përjetësisë”.

Stephen Wallace, një student në Universitetin Rutgers, tha për ‘Fox News’ se ai i sheh komentet e Cooper si një nxitje të dhunës kundër një grupi njerëzish.

Burimi i lajmit: foxnews. Përshtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

1000 kurthe dhe teli me gjemba

Nga: Frrok Çupi Foltoret e këtij po duken e po zhduken ‘gëmushave’ në një marshim si iriqi. Sot ndodhet në Tropojë. 24 vjet më parë...

12 milionë gjermanë të pa vaksinuar/Spahn: Sistemi shëndetësor do mbingarkohet

Numri i njerëzve të pa vaksinuar në Gjermani është ende aq i madh, sa rrezikon të mbizotërojë sistemin shëndetësor të vendit. Ky paralajmërim ka...

Një marrëveshje globale për parandalimin dhe reagimin ndaj pandemisë

Një marrëveshje globale për parandalimin dhe reagimin ndaj pandemisë, është një hap më afër. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka rënë dakord të fillojë...

Irlanda raporton rastin e parë të Omicron

Irlanda ka raportuar rastin e saj të parë të variantit të koronavirusit Omicron, thuhej në një deklaratë nga Ekipi Kombëtar i Emergjencave të Shëndetit...

Atdheu thumbon Donaldin dhe Borën

Donaldi shprehu hapur ndjenjat për Beatrix Ramosajn, duke lënë pas në këtë formë historinë me Borën. Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Atdhe Xharavina, e ka ironizuar këtë...