Taulant Balla nga Belshi: “Për pushtet janë të gatshëm të vrasin”

Balla:T’i japësh votën PD-së sot është një dëm i madh që ti i bën Shqipërisë. Në Elbasan ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë, që ka për skenar dhe ka për autor, ka për iniciues PD-në dhe Ilir Metën. Të cilët për pushtet janë të gatshëm edhe të vrasin, prandaj çdo qytetar i ndershëm i Belshit, Elbasani dhe gjithë Shqipërisë duhet të kuptojë që kemi nevojë për një proces zgjedhor demokratik, të qetë. Thirrja ime për socialistët, mos bini pre e provokimeve të ulëta. PD në 30 vite është identifikuar me dhunën. PD ka vrarë për të marrë ose mbajtur pushtetin.

Pjesë e skenarit të dhunës është bërë edhe presidenti, i cili nuk rresht duke apeluar për skenarë dhune, ajo që na duhet dhe thirrja ime për gjithë socialistët dhe votuesit, mos u provokoni. Shkoni në 25 prill herët në mëngjes, votoni për PS. Ne nuk mund të pranojmë dhunën si alternativë, ne duam punësim, ekonomi të fortë, shërbim shëndetësor të mirë, ne duam të çojmë në fund proceset e legalizimeve në gjithë Dumrenë. Edhe demokratëve i ftoj të distancohen nga lidershipi i tyre dhe të votojnë 12-tën se i bën mirë edhe lidershipit të tyre 12-ta