E enjte, 20 Janar, 2022
12.5 C
Tirana

Taulant Balla: I bëj thirrje Bashës të marrë masën e përjashtimit për Z.Boci

Nëpërmjet një reagimi ne Facebook Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Z.Taulant Balla ka dënuar aktin e dhunës sipas tij ndaj biznesmenit Luca.

Duke justifikuar vonesën e reagimit nga ana e tij, ai ka thënë se priste nga Z.Basha që të merrte masën e përjashtimit nga lista e kandidatëve dhe të distancohej nga këto akte dhune të përsëritura.

Postimi i plotë:

Elbasan

Shpreh indinjatën dhe dënoj dhunën e ushtruar nga kandidati i Lulezim Bashës ndaj sipërmarrësit të nderuar Gjergj Luca. Nuk reagova deri më tani duke pritur që Lulezim Basha të marrë masën e përjashtimit të agresorit Luciano Boçi nga lista e kandidatëve dhe distancimit nga ky akt dhune i përsëritur. Pamjet tregojnë qartë politikanin dhunues, madje dhe si një bandë grabitësish i marrin dhe telefonin në pronësi të zotit Luca. Këto veprime të Partisë Demokratike të instrumentalizuara edhe me përfshirjen e 2-3 ish-punonjësish të inkriminuar policie, nuk ndihmojnë në zhvillimin e një fushate zgjedhore të qetë, ku duhet tu lemë mundësinë qytetarëve të zgjedhin mes ekipeve dhe programeve tona. Mosmarrja e asnjë hapi dhe ndjese nga Lulezim Basha tregon se ai njelloj si babai i tij Sali Berisha ka program dhunën dhe grabitjen e sipërmarrjes, Zoti Luca punëson 3 mijë punonjës në Shqipëri dhe është një sipërmarrës i respektuar. I bëj thirrje qytetarëve të Elbasanit të mos bien pre e provokimeve të gaztorëve të Lulezimit me kompani, që frymëzohen nga Ilir Meta dhe Sali Berisha.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Pse, kaq burracak je?”, Einxhel shpërthen ndaj Donaldit (VIDEO)

Einxhel ka shpërthyer ndaj Donaldit, pas zgjedhjes që ai bëri gjatë spektaklit. Donald Veshaj, në zinxhirin e shpëtimit gjatë spektaklit të së martës, nuk...

“Dorëzohet” biznesmeni që iu bë atentat, kërkon ndihmë nga shteti

Administratori i një shkolle private në vend, i cili ditë më parë i shpëtoi një atentati, ka ndryshuar dëshminë e tij e dhënë më...

Modernizim bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë! Rama: Do zbatohen 5 projekte

Kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, kanë marrë pjesë sot në ceremoninë e mbajtur me rastin e nisjes së...

Einxhel “merr hak” për Dagzin, dërgon në nominim Monikën (VIDEO)

Einxhel “hakmerret” për Dagzin, duke dërguar në nominim Monikën. Mbrëmjen e djeshme, banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP” kanë zhvilluar një shfaqje me...

Kompanitë ajrore anulojnë qindra fluturime për në SHBA, për shkak të rrjetit 5G

Qindra fluturime drejt Shteteve të Bashkuara dhe disa të tjera që ishin planifikuar të niseshin nga disa aeroporte amerikane u anuluan të mërkurën, edhe...