Ekonomi

Tatimet zbardhin “sekretet”, ja metodat për hetimin e pagave reale te privatët


               Publikuar në : 08:27 - 30/10/19 M D

Administrata Tatimore është përqendruar kohët e fundit në një aksion që synon evidentimin e pagave reale në sektorin privat.  Janë targetuar kryesisht profesionet e lira të cilave tatimet u kanë çuar njoftime ku kërkojnë që të rrisin vetdeklarimin e pagave.

Në një prononcim për “Monitor”, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve pohoi se, identifikimi i tatimpaguesve është bërë pikërisht mbi bazën e informacionit që përpunohet dhe analizohet nga DPT, i bazuar, por jo vetëm, në të dhënat e vetdeklaruara nga tatimpaguesit.

Tatimet pohuan se për të zbuluar pagat reale po përdoren metodikat e ndjekura që i referohen si pagës mesatare për llojin e profesionit të gjeneruar nga të dhënat e vetdeklaruara në sistemin tatimor po ashtu dhe të dhënave të tjera të disponueshme.

Më poshtë jepen përgjigjet e tatimeve:

Mbi çfarë bazë ligjore dhe informacioni po i dërgoni mesazhet tek bizneset dhe individët për kontrollin e pagave?

-Komunikimi me tatimpaguesit është element thelbësor në kryerjen e funksioneve nga AT që vjen në zbatim te ligjit nr.9920 date 19.05.2008 “Për Procedurat

Tatimore në Republikën e Shqipërisë”.

Identifikimi i tatimpaguesve është bërë pikërisht mbi bazën e informacionit që përpunohet dhe analizohet nga DPT, i bazuar, por jo vetëm, në të dhënat e vetdeklaruara nga tatimpaguesit.

-Si do të arrini të verifikoni nëse individi nuk e merr realisht pagën që deklaron dhe çfarë veprimesh do të ndiqni pas këtij konstatimi.

-Synimi i administratës tatimore është të nxisë ndërgjegjësimin dhe vetë deklarimin korrekt.

Për të verifikuar pagën reale, instrumentet në dispozicion janë të shumta.

Duke përdorur këto instrumente, përfshirë hetimin e thelluar tatimor, do të arrihet të vërtetohet deklarimi i rremë.

Më tej ligji përcakton qartë procedurat që ndiqen: kryerjen e vlerësimeve të reja tatimore, gjobat përkatëse dhe më tej deri në kallëzimet penale kur kemi të bëjmë me evazion tatimor.

-Si e masni pagën mesatare të tregut për kategori të ndryshme?

-Metodikat e ndjekura në këtë drejtim i referohen si pagës mesatare për llojin e profesionit të gjeneruar nga të dhënat e vet deklaruara në sistemin tatimor po ashtu dhe të dhënave të tjera të disponueshme.

-A keni ndonjë vlerësim se sa është numri i individëve që nuk deklarojnë pagat reale dhe për cilat kategori është kjo më e dukshme?

-Detyrimin për deklarimin real të pagave dmth llogaritjen mbajtjen dhe derdhjen për buxhetin e shtetit të mbartin punëdhënësit.

Pas përqendrimit, fillimisht në eliminimin e punonjësve të padeklaruar, tashmë fokusi kryesor për administratën tatimore ndër të tjera është edhe mosdeklarimi real i pagave, fenomen i vlerësuar me nivel të lartë mospërmbushjeje. /Monitor

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT