E martë, 21 Shtator, 2021
15.5 C
Tirana

Task-Forca kundër korrupsionit, Gjonaj: Masa disiplinore në Hipotekën e Beratit

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha sot në përfundim të kontrollit të Task-Forcës Antikorrupsion, e cila gjatë kësaj jave ka kryer kontrolle në zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Berat, se u konstatuan shkelje të afateve për trajtimin e praktikave dhe përpunimit të kërkesave të qytetarëve të cilat kanë çuar në mohimin e së drejtës për të marrë shërbime në kohë dhe cilësi.

“Bazuar në shkeljet e sipërpërmendura u rekomanduan disa masa disiplinore për punonjësit e kësaj zyre vendore: vërejtje me shkrim për tre përgjegjës sektori, 2 përgjegjës zone, përgjegjësin e sektorit të arkivës dhe administrimit të informacionit, si dhe një specialiste të kësaj zyre”, tha Gjonaj.

Gjithashtu, pas inspektimit, u rekomanduan masa administrative me qëllim përmirësimin e veprimtarisë së zyrës vendore Berat për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të ofruara ndaj qytetarëve.

“Pas inspektimit është depozituar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës kallëzim penal për vepra të dyshuara “shpërdorimit të detyrës” si dhe të “pastrimit të produkteve të veprës penale”, të kryera në bashkëpunim, për punonjësit e zyrës vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme Durrës.
Rezulton se, me veprime apo mosveprime, janë thyer rregullat e parashikuara nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi për regjistrimin e pasurive të paluajtshme, si dhe nga veprime të cilat kanë çuar në asgjësimin e akteve e kartelave të pasurive të paluajtshme”, deklaroi Gjonaj.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kosova ndalon hyrjen e mjeteve me targa serbe, Drecun: Aksioni i planifikuar

Kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka deklaruar se aksioni i Njësisë Speciale të Kosovës rreth vendosjes së reciprocitetit...

Ndodh edhe kështu/Nuk siguroi dot biletën, tifozi fshihet në tualetin e femrave

Për të parë skuadrën e zemrës, ia vlen çfarë do lloj sakrifice. Një tifoz skocez i skuadrës së Sëlltikut është përballur me një të...

E mendonin të vdekur në Pukë, si i dështoi plani për inskenimin e vrasjes

Vijojnë hetimet ndaj biznesmenit italian Davide Pecorelli, të cilit i dështoi plani për inskenimin e vrasjes. Shqipëria nis hetimet për "shkatërrim prone" e "dëmtim...

Thellohet tragjedia, shuhet familja Gjoka nga shpërthimi i bombolës së gazit

Pas dy motrave dhe mamasë, ka humbur jetën edhe djali 12-vjeçar i familjes Gjoka. Enriko Gjoka 12 vjeç, fatkeqësisht nuk ia ka dalë t'i...

Vendimi/Çfarë është reciprociteti për targat e Serbisë? Blindohet kufiri

Duke parë situatën e agravuar tashmë mes Kosovës dhe Serbisë, Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar nga ana e qytetarëve që të shfrytëzojnë...