Luftimet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit vijojnë prej ditësh, dhe sipas të dhënave të fundit raportohet se më shumë se 100 persona kanë humbur jetën, mes të cilëve dhe civilë. I gjithë konflikti është për rajonin e Nagorno-Karabakh, zyrtarisht pjesë e Azerbajxhanit, por që qeveriset nga armenët. Për këtë arsye, dy ish-republikat sovjetike kanë zhvilluar dhe një luftë që zgjati nga viti 1988-1994.
Konflikti i Nagorno-Karabakhut është një konflikt territorial dhe etnik midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, mbi rajonin e kontestuar të Nagorno-Karabhakut dhe shtatë rretheve përreth, të cilat kontrollohen de fakto nga Republika e vetë-deklaruar e Artsakh. Por janë njohur ndërkombëtarisht si pjesë de jure të Azerbajxhanit. Konflikti ka origjinën e tij në fillim të shekullit të 20-të.
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka rindezur konfliktin me Armeninë, me deklaratën e tij të fundit, se lufta mes dy vendeve do të përfundojë vetëm kur vendi fqinj të largohet nga territori i Nagorno-Karabakh.
“Kemi vetëm një kusht; forcat armene duhet të largohet në mënyrë të menjëhershme dhe pa asnjë kusht nga tokat tona”, u shpreh presidenti Ilham Aliyev.
E dini se cila është fuqia e dy shteteve?
Azerbajxhani është bindshëm më superior, si në pajisje ushtarake, ashtu edhe në buxhet.