Shqipëria

“Tani më ke borxh dy gjaqe”, gazetari i Le Iene tenton të pajtojë shqiptarin me italianin por…

               Publikuar në : 09:19 - 11/02/19 S.N

“Le Iene” i është rikthyer sërish historisë së 22-vjeçarit shqiptar, Gjergj Gjoni, i cili u qëllua për vdekje më 20 tetor 2015 nga italiani Francesko Sicignano, ndërsa po tentonte të grabiste banesën e këtij të fundit.

Dy vite më parë, italiani u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Milanos, me pretendimin se gjithçka ishte një mbrojtje legjitime kundër një grabitësi.

Tashmë gazetari Luigi Pelazza, pas intervistës së prindërve të viktimës dhe njohjes me Kanunin, i ka kërkuar ndihmë pajtuesit të gjakut Nikolla Shumani, për të bindur prindërit e shqiptarit të falin gjakun e të birit.

Megjithatë, duket se tentativa ka rezultuar e pasuksesshme dhe kjo për shkak të italianit 65 vjeçar.

Prindërit e Gjergj Gjonit kanë pranuar të ulen e të bisedojnë në një të ardhme me italianin që i vrau djalin e të bien dakord për një vlerë monetare nëse pranojnë faljen e gjakut, por Francesko Sicignano, e ka cilësuar si absurde një kërkesë të tillë.

“Unë jetoj në një vend të lirë, nuk paguaj asnjë qindarkë”, thotë ai pas një bisede telefonike me gazetarin italian. Pas kësaj përgjigjeje, prindërit e Gjergj Gjonit janë fyer dhe më shumë dhe babai i tij Mark shprehet se pas kësaj italiani i ka borxh jo më 1 por 2 gjaqe.

PARALAJMËRIMI I SHQIPTARIT

“Gjej vrimë e futu, o unë vetë, o me para do të të vras”, tha babai i shqiptarit të vrarë dy javë më parë, i intervistuar nga gazetari Luigi Pelazza.

Ai sqaroi se ishte i gatshëm të merrte gjakun e djalit, duke respektuar kështu Kanunin. “Tek ne respektohet Kanuni i Lekë Dukagjinit, unë do marr gjakun e djalit. Do vras atë që më vrau Gjergjin ose më mirë do i vras djalin, kështu që dhe ai të vuajë si unë”.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT