E martë, 7 Korrik, 2020
29 C
Tirana

“Tamponi nuk është për të gjithë”, Rama tregon rastet kur duhet bërë

Më të lexuarat

Macron shkarkon ministrin e Brendshëm

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, shkarkoi të hënën nga detyra ministrin e Brendshëm, Christophe Castaner. Shkarkimi është pjesë e një riorganizimi të kabinetit qeveritar, pas...

Manjani del me deklaratën e fortë për Ramën dhe Thaçin

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, çdo ditë e më shumë përcjell deklarata në forta në rrjetin social Facebook. Ai thotë se Rama dhe Thaçi kanë...

Shqiptari i parë që caktohet nga Papa Françesku në trup diplomatik

Dom Artur Kola është caktuar nga Papa Françesku të shërbejë në Përfaqësinë Papnore në Republikën e Bregut të Fildishtë. Sipas “Vatican News” ai është meshtari...

Aksident i rëndë, ndërron jetë 28-vjeçarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur së fundmi në Shkodër, ku për pasojë ka ndërruar jetë një 28-vjeçare. Ngjarja ndodhi në rrugën Shkodër-Bardhaj në vendin...

Shtimi i rasteve/ Hoti kërkon mobilizimin e komunave për luftimin e pandemisë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me Asociacionin e Komunave të Kosovës. Gjatë takimit online, Hoti iu prezantoi kryetarëve të komunave...

Rama publikon fotot: Projekti më i ri i Rilindjes Urbane të Vlorës

Kryeministri Edi Rama së fundmi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka prezantuar “Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë”, i cili është projekti më...

Pandemia/ A do ta mbledhë Këshillin e Sigurisë? Meta zbulon lëvizjen e radhës

Gjatë raportimit të tij të përjavshëm përpara gazetarëve, presidenti Meta u shpreh se është i gatshëm që të mbledhë Këshillin e Sigurisë për çështjen...

“Pandemia ekziston, sëmur, merr jetë”/ Brataj: 5 këshilla që duhet t’i ndiqni

Për të gjithë skeptikët, Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj shkruan në rrjetin social Facebook, se koronavirusi ekziston, infekton, sëmur dhe merr jetë. Brataj radhit...

Berisha publikon denoncimin/ Veliaj vendos taksë për t’u futur në Parkun e Liqenit

Hyrja për në Parkun e Liqenit të Tiranës, është bërë me pagesë. Ndonëse më herët nuk është bërë publike një gjë e tillë, qytetarët...

“10 mijë euro shpërblim”, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për një person të rrezikshëm (FOTO)

Policia e Shtetit kërkon ndihmën e qytetarëve, për të gjetur një person shumë të kërkuar. Bëhet fjalë për shtetasin Talo Çela, 49 vjeç, lindur...

Kryeministri Edi Rama ka marrë rastin e Zvicrës për të shpjeguar se si përdoren tamponët për testin e koronavirusit.

Përmes një postimi në Facebook, Rama thotë se edhe Zvicra teston vetëm pacientët me rrezik të lartë, pavarësisht se është një nga vendet më të pasur të botës.

Në postimin e Ramës thuhet se autoritetet shëndetësore në Zvicër i bëjnë testet vetëm tek personat mbi 60 vjeç ose te ata me probleme shëndetësore ekzistuese.

Kreu i qeverisë thekson se tamponi nuk është si kontrolli mjekësor bazë që duhet ta bëjnë të gjithë, edhe kur nuk shfaqin shenja infektimi.

Postimi i plotë:

JA SI PËRDOREN TAMPONËT PËR TESTIN E KORONAVIRUSIT NË NJË NDËR VENDET MË TË PASUR TË BOTËS DHE ME NJË NDËR SISTEMET SHËNDETËSORE MË TË SHKËLQYER TË GLOBIT:

Koronavirus: Zvicra tani teston vetëm pacientët me rrezik të lartë

Autoritetet shëndetësore në Zvicër kanë vendosur të kufizojnë testet e koronavirusit tek personat mbi 65 vjeç ose ata me probleme shëndetësore ekzistuese, që kanë një rrezik më të lartë për një rezultat vdekjeprurës. Lista e problemeve ekzistuese shëndetësore përfshin hipertension, diabet, sëmundje të zemrës, sëmundje kronike të frymëmarrjes, një sistem imunitar të dobësuar ose kancer.

Në praktikë, kjo ka të ngjarë të thotë që shumica e popullsisë do të kalojë pa testuar. Duke shkuar përpara, numri i rasteve të infeksionit koronavirus në Zvicër ka të ngjarë të tejkalojë ndjeshëm numrin e rasteve të regjistruara. Por shqetësimi real është garantimi i ndihmës së specializuar për të prekurit që janë në rrezik real.

Lexo edhe :   Maqedoni e Veriut/ Një mjek humb jetën nga koronavirusi

Për të shmangur mbingarkesën e sistemit shëndetësor, ata me simptoma koronavirusi që nuk kualifikohen për testim u kërkohet të izolohen. Nëse simptomat e tyre përkeqësohen ose sjellin vështirësi serioze në frymëmarrje, ata duhet të telefonojnë mjekun ose shërbimin shëndetësor.
“Nëse jetoni me njerëz të tjerë, duhet të kufizoheni në një dhomë të vetme, mbyllni derën dhe hani të gjitha ushqimet në atë dhomë”. Ky ka qenë udhëzimi i autoriteteve shëndetësore.
Detyrimi i izolimit përfundon 24 orë pasi të zhduken simptomat, sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (FOPH).

Lexo edhe :   Situata shqetësuese në Shqipëri/ Mësuesja infektohet gjatë provimit të maturës

🔴 TË GJITHË DUHET TA MËSOJMË QË TAMPONI NUK ËSHTË SI KONTROLLI MJEKËSOR BAZË QË DUHET TA BËJMË TË GJITHË DHE SE ME TAMPON PA TAMPON, KUR NUK KE SHENJA DOMETHËNËSE SHQETËSIMESH, MJAFTON TË ZBATOSH RREGULLAT, TË RRISH NË SHTËPI KUR VJEN NGA NJË ZONË E PREKUR, KUR KE PASUR KONTAKT ME NJERËZ QË VIJNË NGA ATO ZONA APO KUR KE NJË PUNË QË PËR MOMENTIN ËSHTË MBYLLUR DHE E KRYER DETYRËN NË FRONTIN TËND TË LUFTËS!

🔴 PRANDAJ DURIM, BESIM TEK VETJA E TEK SHTETI DHE PËRSËRI DURIM, DURIM, DURIM DUKE SHMANGUR SA MË SHUMË SHIGJETAT E INFEKTUARA MEDIATIKE!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

BE jep 15 milionë euro grante për bizneset e goditura nga pandemia

Bashkimi Evropian i ka dhënë 15 milionë euro grante Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Përmes një postimi në rrjetet sociale, delegacioni i...

Pasi Kanye shpalli kandidaturën për president, Kim Kardashian shfaqet me një “look” të ri

Ka zgjatur fare pak eksperienca e Kim Kardashian si flokëkuqe, pasi ajo është rikthyer sërish në origjinë dhe ditën e sotme është fotografuar me...

Masakër mjedisore në Vjosë, lumi gërryhet pa leje

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës masakrën mjedisore në Lumin Vjosë, ku firma që po shfrytëzon barbarisht këtë lumë, nuk kishte leje. Qindra kamionë...

“Shpërndaj dashuri!” Infermierja që gjeti mënyrën perfekte për të argëtuar pacientët e infektuar

Një infermiere në Kili e quajtur Damaris Silva ka gjetur mënyrën perfekte për të argëtuar pacientët e saj të cilët janë të infektuar me...

Murrizi: Nuk e votojmë reformën zgjedhore pa lista të hapura

Kreu i grupit parlamentar demokratik, Myslim Murrizi shprehet se opozita parlamentare nuk do ta votojë Kodin Zgjedhor. Në një prononcim për mediat pas takimit, Murrizi...