E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

Talenti shqiptar i Bajernit merr vendimin: Ja cilën kombëtare do të përfaqësojë

Talenti me origjinë shqiptare, Leon Dajaku i cili është në pronësi të Bajernit të Mynihut, ka shuar përfundimisht shpresat e përfaqësueses së Kosovës dhe Kombëtares së Shqipërisë.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Dajaku ka deklaruar se ka zgjedhur të përfaqësojë Gjermaninë.

20-vjeçari aktualisht është i huazuar te Union Berlini, teksa ka qenë pjesë e grumbullimeve të kombëtareve gjermane të moshave, teksa në një intervistë për kanalin zyrtar të Union Berlinit, ka konfirmuar edhe njëherë se do të luajë për Gjermaninë, duke i mbyllur derën Kosovës dhe Shqipërisë.

“Futbolli është gjithçka në jetë për mua. Jam duke dhënë maksimumin në fushë dhe shpresoj që të luaj edhe në nivel ndërkombëtar gjithashtu. Kombëtarja? Kam zgjedhur Gjermaninë”, u shpreh Leon Dajaku.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...