Talenti shqiptar firmos te klubi elitar grek

Sulmuesi 19-vjeçar, i cili është pjesë e Shqipërisë U21 (6 ndeshje dhe 3 gola me kuqezinjtë), ka zgjedhur të vijojë karrierën te Atromitos.

Bëhet fjalë për Emiliano Bullarin. Klubi grek ka prezantuar talentin shqiptar ditën e sotme nëpërmjet një komunikate zyrtare. Atromitos është pjesë e elitës së futbollit grek.

Ekipi renditet në vend të shtatë. Bullari ka zgjedhur fanellën me numër 25.