E martë, 3 Gusht, 2021
18.5 C
Tirana

Talenti shqiptar debuton me fitore tek Bayern Munich

Bayer Munich e ka fituar kampionatin disa javë më parë, por duket se nuk do ta ulë ritmin në Bundesligë. Bavarezët kanë mposhtur me rezultatin 4-1 Eintracht Frankfutin. Në këtë ndeshje ka debutuar si startures edhe talenti nga Kosova, i cili është rritur tek akademia e Bayernit, Meritan Shabani.Trajneri i bavarezve i surprizoi të gjithë, teksa vendosi ta hedhë talentin shqiptar në formacionin titullar. Shabani qëndroi në fushën e lojës për 56 minutash, duke bërë një paraqitje të kënaqshme, ndërsa më pas u zëvendësua nga mesfushori Thiago Alcantara. “Shabani ishte i përfshirë në miqësoren tonë kundër Großaspach dhe bëri shumë mirë. Ai është pjesë e një grupi shumë të talentuar të të rinjve.”- Jupp Heynckes.Golat u shënuan nga i riu Dorsh,  Vanger, Rafinja dhe Sule. Për Frankfurtin shënoi Haller. Kjo ishte hera e parë që Shabani aktivizohej si titullar me fanellën e bavarezëve në një ndeshje kampionati.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Emërohet zv/ambasadori i SHBA në Shqipëri, dikur ka punuar shofer e kuzhinier

Demian Smith do të jetë zv/ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Lajmin e ka përcjellë Ambasada, ku zbulon ndër të tjera...

Shqiptarët janë imunizuar në mënyrë natyrore për Cov*d-19

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka dhënë lajmin e shumëpritur, se shqiptarët janë imunizuar në mënyrë natyrore për Covid-19. Këtë ai e ka konkretizuar përmes fakteve,...

Ti thua se Berisha është problem? Jo, nuk është!

Nga: Frrok Çupi Se si te vjen, thuajse si poshtërim, të merresh tani me Sali Berishën. Ai shkoi, ça të bësh më! Do të thuash...

U tha se ndërroi jetë, 40-vjeçarja është jashtë rrezikut bashkë me të birin

Gjatë ditës së sotme, qarkulloi një lajm i pavërtetë mbi vdekjen e gruas 40-vjeçare, ku pretendohej se nuk ia doli dot mbanë pas shpërthimit...

“Përvëlohet” Greqia/ “Shteti në këmbë”, autoritetet në alarm për energjinë  

Në Greqi, temperaturat kanë tejkaluar 55 gradë celsius. Ndodhur në këto kushte, qytetarët po kosnumojnë shumë energji për të përdorur kondicionerët, e për të...