Aktorja e njohur e “Portokalli”-së, Renada Caci e cila njihet me rolin e saj “Luze”, ka dhënë dorëheqjen. Ajo ka njoftuar largimin nëpërmjet një postimi në Instagram, ku falenderon drejtuesit e Top Channel.
Renada i drejtohet fansave me fjalët “s’është fundi i botës” për largimin nga “Portokalli”-a, duke treguar se është gati për një cikël tjetër në jetën e saj.
Pas këtij lajmi ka reaguar aktorja Delinda Disha, e cila shkruan se ndërsa një portë mbyllet për Renadën, me mijëra të tjera hapen.
“Aktoret femra të humorit, në veçanti ato të Kabaretit janë me kokrra. Duhen mbajt si ujët e pakët. Talenti nuk hiqet kurrë. Një portë mbyllet, mijëra të tjera hapen…Renada Caci je e pazëvendësueshme”, shkruan Delinda Disha.