E diel, 29 Nëntor, 2020
6 C
Tirana

Talebanizmi kërkon një përgjigje shtetërore

Më të lexuarat

Tronditet Bulqiza/22-vjeçari u qëllua nga shoku i tij, ja çfarë ka ndodhur

Policia e Bulqizës duket se është drejt zbardhjes së ngjarjes së rëndë, ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku ka humbur jetën një i ri. 22-vjeçari...

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

U ekzekutua me 8 plumba në Belgjikë, zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë

Mbrëmjen e djeshme, Brukseli u tmerrua nga të shtëna armësh, nga të cilat mbeti i vdekur një 38-vjeçar shqiptar. Ditën e sotme, është zbardhur identiteti...

A do të na mbrojë vaksina e Covid-19?

Pretendentët kryesorë në garën e vaksinave COVID-19 kanë patur nivele të ndryshme suksesi pas provave klinike, por çfarë do të thotë kjo për luftën...

Kurba e Covid mbetet e lartë në vend, 10 viktima

Situata epidemiologjike në vend, mbetet e rënduar pasi vijojnë të regjistrohen shifra të larta të të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19. Ministria e Shëndetësisë informon...

”Për dy javë zhduket Covid nga planeti”/ Mjeku popullor tregon terapinë

Mjeku popullor, Ruzhdi Metali është shprehur se virusi Covid-19, mund të zhduket për dy javë nga planeti. Në ''Zonë e Lirë'', ai tha se fillimisht...

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” i nxjerr bojën emisionit, nxjerr prapaskenat

Një ish-konkurrent i “Për’puthen” ka publikuar fotot e dyshimta të lojtarit të këtij edicioni, Atdheut, para se të bëhej pjesë e emisionit. Siç duket...

“Një pllakë tektonike po lëviz”, sizmologu i njohur turk paralajmëron banorët

Gjatë paradites se sotme, lëkundje të forta u ndjenë në Turqi, duke i shtuar edhe më tej panikun qytetarëve se do të rikthehet situata...

Studimi: Ja 2 tiparet, që mund t’i bëjnë njerëzit super-përhapës të Covid-19

Provat të shumta tregojnë se super-përhapësit janë faktorët kryesorë të pandemisë Covid-19. Një numër studimesh, kanë treguar se shumica e njerëzve të prekur nga...

Pamje të rënda nga aksidenti i yllit të Arsenalit, udhëtonte me mjetin luksoz

Pamje të tmerrshme të aksidentit të mesfushorit të Arsenalit, Joe Willock, kanë bërë xhiron e rrjetit. Ai po udhëtonte me mjetin e tij luksoz...

Nga: Mero Baze

Ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi po përballet me një fushatë lincuese nga përfaqësues zyrtarë të klerit myslyman në Kosovë dhe më tej, për shkak se ai ka shpërndarë një raport të gazetës franceze “Le Figaro”, në të cilën bëhej një kronologji e ngjarjeve, lidhur me masakrat që kanë pasur botimin e karikaturave të Profetit Muhamed, duke marrë shkas nga krimi i fundit i prerjes së kokës së një mësuesi.

Raporti i gazetës franceze është tërësisht korrekt, pasi është thjeshtë një kronologji ngjarjesh dhe pëlqimi i saj nga ana e ambasadorit të Kosovës, përveçse nuk është krim, është standart i një qytetari normal.

Reagimi nga Kosova por dhe më tej nga hapësira shqiptare, tregon se në shoqëritë shqiptare në Ballkan, kryesisht në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ka një problem me të pranurit e shtetit laik dhe akoma më keq po zë vend një kulturë lincimi e ngjashme me atë të ISIS edhe nga disa emra që prezantohen në publik si gazetarë apo opinionist.

Së pari Ambasadori i Kosovës në Francë duhet të mbrohet nga Ministria e Jashtme e Kosovës dhe Qeveria e Kosovës, për ti prerë rrugën spekullimeve dhe për të mos e përballur atë me militantët islamik, që janë gati të presin koka njerëzish dhe në Kosovë për fenë e tyre.

Qeveria dhe Ministria e Jashtme, duhet tua bëjnë të qartë se shteti i Kosovës, nuk merr rekomandime për punësim nga ISIS dhe se është i gatshëm të mbrojë laicitetin e vet që e garanton Kushtetuta.

Së dyti, Bashkësia Islame e Kosovës e cila po gjeneron sulme ndaj ambasadorit, duhet së pari të dënonte aktin e egzekutimit të prerjes së kokës, së një mësuesi, që është bërë shkas për reagimet e shtypit ndërkombëtar për këtë çështje. Duke mos dënuar mënyrën se si është reaguar ndaj viktimës, dhe akoma më shumë, duke sulmuar një zyrtar të qeverisë së Kosovës, i cili ka shfaqur pëlqimin për një raport korrekt gazetaresk, dëshmon se ata kanë si standart në mendjen e tyre, ndëshkime të tilla.

Lexo edhe :   Provoni të bëni betejë politike me tërmetin

Kjo është më së paku një premisë për vepër penale. Kërcënimet ndaj ambasadorit, duhet të hetohen edhe si përpjekje për të minuar shtetin laik të Kosovës dhe përdhosjen e Kushetutës së saj.

Lexo edhe :   Provoni të bëni betejë politike me tërmetin

Së treti, ka reagime publike të frikshme nga njerëz që paraqiten në opinion dhe si gazetar dhe shkrimtar, të cilët e quajnë fatkeqësi të kombit shqiptar, reagimin e ambasadorit në fjalë, dhe bëjnë po ashtu thirrje për lincim të tij. Kim Mehmeti, që në Shqipëri njihet si kontributor i një televizioni të djalit të Sali Berishës, bën thirrje për “ta lidhur” ambasadorin në fjalë, që “edhe nëse leh” të mos “kafshojë” më. Ai e cilëson ambasadorin si “monstër” të papërgjeshëm dhe të padenjë për shqiptarët.

Për shumë militant islamik, ndoshta ky tekst është në rregull. Mund të jetë në rregull dhe për ushtritë ilegale të ISIS në Evropë , Maqedoni të Veriut apo Kosovë, por duhet të biem dakord, se nëse dikush duhet lidhur në këtë hsitori, është ky tipi, i cili nuk dihet pse i është mbushur mendja që shqiptarët fyhen nga ambasadori në fjalë dhe jo nga ky që duke qenë taleban imponohet si shqiptar. Dhe meqë ra fjala, këtë e kap dhe ligji shqiptar, se është tek ajo lista e pasaportave të Ilir Metës që janë dhënë për “interes kombëtar” (të ISIS).

Mos reagimi ndaj këtyre zërave dhe institucioneve fetare që po udhëheqin fushatën e lincimit ndaj ambasadorit në fjalë, është një tolerim i rrezikshëm dhe një inkurajim i talebanizmit në shoqëritë shqiptare në Ballkan. Dhe në krye të kësaj beteje duhet të jetë shteti i Ksoovës, ai që po agresohet nga idhtarët e islamit politik që duan të gjunjëzojnë laicizmin dhe lirinë e shqiptarëve. Por as Tirana nuk duhet të injorojë këtë histori.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund ta padisë Gjermania Asadin për përdorim armësh kimike?

Drejtësia gjermane po shqyrton mundësinë e ngritjes së një padie për sulmet me gaz helmues në Siri. Deutsche Welle dhe "Der Spiegel" biseduan me...

Rita Ora uron ditën e flamurit në gjuhën shqipe dhe me foto provokuese

Rita Ora, këngëtarja me famë botërore asnjëherë nuk harron origjinën e saj. Ajo ka uruar Ditën e Flamurit me disa foto shumë provokuese, ku shihet...

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

Nuk ka llogari bankare, liderja e Hong Kongut i mban paratë në shtëpi

Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam, ka thënë në një intervistë televizive se ajo duhet të ruajë “grumbuj parash” në shtëpi, sepse nuk...

Video/ Sulmuesi shqiptar shënon në fund, i jep 1 pikë skuadrës turke

Sulmuesi, Jetmir Topalli ka shënuar gol në minutën e 95’ në sfidën e Superligës turke, të zhvilluar midis Gazientep dhe Jeni Malatjaspor. 22-vjeçari nga Kosova...