E hënë, 20 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

“Takso të pasurit!”, Braçe shpërndan mesazhin e kongresmenes amerikane

Ish-zëvendës kryeministri Erion Braçe, mbështet taksimin për të pasurit dhe lehtësimin e kësaj barre për klasën punëtore dhe shtresën e mesme. Ai ka publikuar foton e Alexandria Ocasio-Cortez, kongresmene dhe politikane e njohur amerikane, e cila në ceremoninë e “Met Gala”, në fustanin e saj kishte shkruar: “takso të pasurit”.

Erion Braçe ka ripostuar një mesazh të Presidentit të SHBA, Joe Biden, i cili tha se një mësues nuk duhet të paguaj më shumë taksa se një kompani nafte. Ai është ndalur tek postimi i Biden në Twitter, ku thekson se zjarrëfikesi nuk duhet të paguajë më shume taksa se një kompani IT. Një mësues, nuk duhet të paguajë më shumë taksa se një kompani nafte. Biden njofton se do të heqi taksat për klasën e mesme, duke u siguruar që koorporatat e mëdha e të pasura të paguajnë ate ç’ka është e drejtë.

Statusi

TAKSO TE PASURIT!

SEPSE NE AMERIKE NUK KANE PIKEN E KOMPLEKSIT PER TA THENE KETE!

MADJE EDHE PER TA BERE KETE!

2021 MET GALA eshte rikthyer dje ne Neë York dhe perfaqesuesja demokrate ne KONGRES e BRONKSIT,

ishte veshur keshtu, duke “thirrur”:

TAKSO TE PASURIT!

Po dje, Presidenti Biden, postoi ne Tëitter:

“Fakti eshte se zjarrefikesi,

nuk duhet te paguaje me shume taksa se nje kompani e tere IT.

Nje mesues nuk duhet te paguaje me shume taksa se nje kompani nafte.

Ne do te heqim taksat per klasen e mesme, duke u siguruar qe korporatat e medha e te pasura te paguajne ate cka eshte e drejte”.

Nuk ka “specie ne zhdukje”,

por politika te qarta qe bejne drejtesi fiskale duke favorizuar klasen punetore dhe shtresen e mesme!

Lexo edhe :   Lulzim Basha ka të drejtë
Lexo edhe :   VIDEO/Krisje e thellë mes aleatëve, nëndetëse bërthamore për Australinë

#MOSKIFRIKE #MOSKITURP

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shërbimet sekrete zbulojnë planin/ Parandalohet ekzekutimi i Zoran Zaev

Shërbimet sekrete greke dhe qeveria parandaluan një atentat ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, disa muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës...

Në politikën gjermane nuk përfaqësohen sa duhet migrantët

"What's your Heimat?" - cili është atdheu juaj u pyet W. Michael Blumental, drejtori që themeloi Muzeun Hebre në Berlin në vitin 2014. Për...

Pse berishizmi, është enverizimi i ri shqiptar

Nga: Mero Baze Kjo që po i ndodh Partisë Demokratike, Partisë së Punës, ka filluar ti ndodh në vitin 1991. Kur ajo filloi të reformohej...

VIDEO/Drogë, armë e vjedhje energjie, momenti i arrestimit të volejbollistit

Një volejbollist ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur me armë zjarri, municion luftarak dhe kokainë. Volejbollisti 26-vjeçar i identifikuar si Eraldo...

Debati në PD, Basha-Berisha na sjell edhe njëherë debatin për sovranitetin

Nga: Ben Andoni Në Shqipëri është e prerë dhe e menjëherë-pranueshme se nëse e thotë diçka apo e artikulon ambasadori i SHBA-së, atëherë deklarata ka...