Skandali i madh ku Cristiano Ronaldo akuzohet se kishte përdhunuar Kathryn Mayorga, një vajzë amerikane në Los Angelos ka marrë një kthesë të madhe. Modelja 34-vjeçare ka deklaruar se Ronaldo ka bërë seks me dhunë me të. Ylli portugez i ka mohuar këto akuza duke shtuar se këto janë personazhe që duan të bëhen të famshëm përmes emrin të tij.
Ndërkohë, një dëshmi e ardhur nga shoferi i taksisë që ka marrë Katheryn nga hoteli pasi është takuar më Ronaldon, ka kthyer ngjarjen, pasi është shprehur se ajo pasi ka dalë nga dhoma e hotelit, ka qenë shumë e gëzuar dhe e kënaqur që kishte bërë seks me të, madje duke shkuar deri aty, sa mendonte dhe për emrin e fëmijës që do të lindje nga ky raport.
Një ditë më parë u publikua edhe rrëfimi i pretenduar i Ronaldos që kishte bërë para avokatëve të tij. Një gjuhë vulgare e Ronaldos ku tregon versionin e tij:
“Ia fu.. nga mb…., ishte diçka e ashpër dhe e shpejtë. Ajo thoshte “jo”, por më linte të vazhdoja. Zgjati pesë apo shtatë minuta dhe nuk ndryshova për asnjë moment pozicionin. Ndoshta e lëndova në momentin e penetrimit… ajo vazhdonte të thoshte “jo, jo”, mos e bëj, që nuk ishte si të tjerat. Në fund, i kërkova ndjesë.”