Pas kryeministrit Edi Rama një tjetër ministre e rëndësishme u kërkon falje kuksianëve. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u kërkoi ndjesë banorëve të Kukësit për taksën e Rrugës së Kombit. Në një intervistë për “Zëri i Amerikës” ministrja tha se ndjesa ishte për faktin se qeveria nuk ishte konsultuar me qytetarët.
“Kjo qeveri ka interesin dhe ndjeshmërinë e qytetarëve. Për ne është e rëndësishme të ketë një konsultim. Banorët duhet të kuptojnë rëndësinë e mirëmbajtjes së kësaj rruge”, tha Xhaçka.
Mes të tjerash ajo shtoi se: “Kjo është një kontratë e mbyllur që në dhjetorë të 2016. Kërkojmë ndjesë që gjatë kësaj kohe nuk është bërë një konsultë me qytetarët por për çdo gjë tjetër në jemi në anën e qytetarëve”. Kujtojmë se ministrja ndodhet në SHBA në kuadër të një vizite zyrtare.