Katër gjermanë janë prekur nga koronavirusi kinez pa shkuar fare në Kinë, duke u bërë rasti i parë në Evropë i transmetimit të sëmundjes nga personi në person.
Njëri nga burrat, një 33-vjeçar, u sëmur pasi u takua me një kolege kineze që kishte ardhur nga Shanghai dhe që së fundmi kishte qenë në Wuhan, epiqendrën e shpërthimit.
Kolegia kineze u sëmur gjatë rrugës kur po kthehej në shtëpi nga Bavaria, ndërsa punëtori që ra në kontakt me të kishte infektuar tre të tjerë në fabrikën e pjesëve të makinave, ku ai punonte.
Tre burra të tjerë, nga Vietnami, Japonia dhe Tajvani, gjithashtu janë infektuar në vendet e tyre të lindjes përmes transmetimit të virusit nga njeriu në njeri. Ministria bavareze e Shëndetësisë shtoi se 40 punonjës të tjerë në furnizuesin e pjesëve të makinave ‘Webasto’ në rrethin Starnberg janë identifikuar se kanë pasur kontakt me pacientin e parë.
Të katër pacientët janë duke qëndruar në një repart izolimi në një spital të Mynihut. Erdhi ndërsa 840 raste të reja u regjistruan në Kinë, me 25 vdekje të reja – duke rritur numrin e vdekjeve në 131.