Politikë

Takimi Rama-Basha? Ish-ministri: Do jetë fatkeqësia e radhës, vitet kanë treguar…

               Publikuar në : 22:19 - 11/07/19 Enno

Ish-ministri i Jashtëm dhe njëherësh kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo teksa foli për krizën politike në vend, theksoi se vonesa e zgjidhjes po ushqen idenë e vjetër se ne nuk mundemi të qeverisemi.

I ftuar këtë mbrëmje në “Open”,  Milo deklaroi ndër të tjera se një takim mes kryeministrit Rama dhe liderit demokrat Basha do të jetë fatkeqësia e radhës politike.

“Nëse ndodh do jetë fatkeqësia politike e radhës. Vitet kanë treguar se kur ndodhin takime të tilla që vendosin dy njerëz për fatet e Shqipërisë dhe të shqiptarëve dhe kur nuk ka transparencë, atëherë dihet se do riciklohet një krizë në të ardhmen”, tha Milo.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT