E hënë, 1 Mars, 2021
5 C
Tirana

Takimi me Ramën, naftëtarët të pakënaqur: Pagat nuk u morën përsipër

Pas 2 orësh mbledhje në Bashkinë e Fierit, ka përfunduar takimi mes naftëtarëve dhe kryeministrit Rama mbrëmjen e sotme.

Kreu i Sindikatës, Sokol Dautaj u shpreh se naftëtarët nuk dolën të lumtur nga ky takim.

Ai tha se pagat  prapambetura nuk u morën përsipër nga asnjëra palë.

Sokol Dautaj: ”Kërkesa e parë që është diskutuar është për pagat e prapambetura. Asnjëra nga palët nuk ra dakord për pagat sepse ne nuk negociojmë për këtë. Është hedhur në tavolinë ideja për të hapur rafinerinë, dhe është një vendim që do të merret nga naftëtarët ditën e nesërme. Gjithcka do i’a lëmë kohës dhe e marrin kolegët.

Gjithcka do të diskutohet me kolegët nëse bien dakord apo jo. Ne jemi përfaqësues, por vendimin e marrim të gjithë bashkë. Kemi pikën e panegociueshme, kërkojmë të marrim pagat tona. Shteti nuk merr përsipër dhënien e pagave, por vënien në punë të investitorit serioz.

Nuk thashë që dolëm nga takimi të lumtur me xhepa plot, dhe do të ktheheshim në familje, por them që do të flasim nesër me naftëtarët. Po themi shumë qartë, pagat nuk u morën përsipër nga asnjëra palë.”

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Covid-19/ Brataj: Treguesit janë brenda normave, ora e darkës ishte e tmerrshme

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ishte i ftuar këtë të hënë në A2 nga ku foli për situatën e pandemisë në vendin tonë...

Kryemadhi: Do denoncoj me fakte si Rama manipuloi zgjedhjet e 2017-ës

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Opinion”, pasi u shpreh se brenda 2 ditësh do të denoncojë...

Kryemadhi: Me marrëveshjen e sotme, Rama nuk del as i katërti në zgjedhje

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shprehur se marrëveshja e sotme e nënshkruar mes PD-së dhe LSI-së, i ka hequr të drejtën Ramës për...

Berisha: Basha do të marrë 25-26 mandate në Tiranë

Ish-kryeministri Sali Berisha beson se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do marrë më shumë vota se ai vetë kur drejtonte këtë forcë politike. I...

Mbërrijnë mbi 15 mijë doza nga Pfizer, Rama: Bëni durim

Mbrëmjen e sotme mbërritën 15 mijë e 210 doza të vaksinës anti-covid nga kompania Pfizer. Pasi fillimisht Ministria e Shëndetësisë deklaroi se u shty ardhja...