E martë, 28 Shtator, 2021
17.5 C
Tirana

Takimi i Ramës me Vuçiç dhe Zaev/ Basha: Protagonizëm i tepruar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka konsideruar si protagonizëm të tepruar takimin midis kryeministrit Edi Rama, homologut maqedonas Zoran Zaev dhe presidentit Aleksandër Vuçiç në Shkup, në kuadër të Forumit Ekonomik të Ballkanit.

Deklarata e Bashës u bë ditën e sotme, pas takimit në selinë blu me kreun e Komunës së Bujanovcit në Preshevë, Nagip Arifi. Basha u shpreh se lëvizja e lirë e njerëzve dhe mallrave, është një përparësi e kërkesë e të gjitha vendeve, dhe Partia Demorkatike e ka mbështetur.

Teksa përmendi spastrimin etnik të shqiptarëve në Bujanoc, Basha u shpreh se nuk dihet nëse Rama e ka diskutuar këtë temë me Vuçiç, por nëse e ka bërë diçka të tillë, po e mban sekret.

Lulzim Basha: ”Nuk e kuptojmë pse po bëhen këto takime, e një protagonizmi të tepruar. Që lëvizja e lirë të funksionojë t’i japim fund hiprokrizisë të punohet për njohjen e ndërsjelltë dhe lehtësimi i lëvizjes së lirë është një përparësi e kërkesë e të gjitha vendeve. Kanë dëshirë për të dalë e për të bërë fotografi s’është çudi po të kursejnë një film të parë e stërparë për shqiptarët. PD e ka mbështetur e mbështet dialogun por s’kemi lënë dilemë për përfundimin e tij, që është njohja e ndërsjelltë. Në prani të kreut te komunës së Bujanovcit, asnjë takim s’mund të shërbejë si alibi për t’i ikur detyrimeve kushtetuese për t’u kujdesur për shqiptarët kudo ku janë. Në Bujanovc shqiptarët cregjistrohen në mënyrë të paligjshme për të bërë një spastrim luginës së Preshevës. Nuk di sa kohë i ka kushtuar Rama këtij problemi me mikun e tij Vucic, por nëse ka folur na e ka mbajtur shumë sekret.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Berisha, nga Ryersoni tek Yuri Kim

Nga: Mentor Kikia Zhvillimet që po ndodhin tani në politikën shqiptare janë më të rëndësishmet që kanë ndodhur që nga vitet 1990-1992. Dhe kanë për...

Bërnabiq: BE nuk po bën asgjë, ose fare pak për situatën në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Bashkimi Evropian, në këtë moment, “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me...

Dojna Mema i bashkohet ‘Big Brother Vip’, zbulohet pozicioni që i është besuar

“Big Brother Vip” starton në fillim të tetorit. Edhe ky edicion do të drejtohet nga Arbana Osmani. Revista “Vip Magazine” ka zbuluar se Dojna Mema...

Asnjë i dënuar për atentatin tek ‘Komuna e Parisit’, lihen të lirë dajë e nip

Viktor Marku dhe Sebastian Mali, të cilët akuzoheshin për vrasjen e Hekuran Billës, janë liruar nga qelia. Me vendim të Gjykatës, nga ‘arrest me...

“Qeveritë të takohen më shpesh”, akademiku Rexhep Qosja mesazh Ramës dhe Kurtit

Në ceremoninë e vlerësimit nga Edi Rama me titullin “Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes”, të zhvilluar në Prishtinë, akademiku i njohur Rexhep...