Në kuadër të vizitës së tij dyditore në Kosovë, kryeministri Rama ka zhvilluar një takim edhe me kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin.
Veseli e ka pritur Ramën tek hyrja e selisë dhe i ka treguar të gjithë ambientin. duke e prezantuar edhe me stafin dhe zyrtarët e partisë së tij.
“Në zyrën time janë kolegët, kryeministër mirë se ke ardhur. Të lumshin këmbët! Faleminderit shumë”, raportohet t’i ketë thënë Veseli Ramës.
Ndërkohë pas takimit, kreu i PDK-së ka shpërndarë edhe një foto në Facebook me kreun e qeverisë shqiptare.
“Takim vëllazëror me kryeministrin Edi Rama”, shkruan ai krahas fotos.