E premte, 15 Janar, 2021
6 C
Tirana

Takim i fshehtë Mesi-PSG? Babai reagon: Po shpifni

Lidhja mes Mesit dhe Katarit (PSG-së) është gjithmonë dhe më e fortë. Kështu informoi emisioni sportiv “El Chiringuito” duke raportuar se Horge Mesi (i ati i lojtarit dhe njëkohësisht agjenti i tij) është takuar javën e kaluar me disa drejtues të këtij grupi në Barcelonë.

Ky takim mund ta afrojë më shumë kapitenin e katalanasve me PSG-në, klubi i cili është shfaqur në horizont si skuadra e ardhshme e argjentinasit. Për momentin, francezët duken shumë përpara Mançester Sitit të Guardiolës. Fondi i Katarit, i drejtuar nga Naser Al Khelaifi dhe forca ekonomike që kanë e bëjnë të besueshëm kalimin e Lionel Mesit në Francë.

Prej kohësh po flitet për një transferim të mundshëm të tij te PSG-ja, por i menjëhershëm ka qenë reagimi i babait të tij. Horge Mesi thotë se nuk ka pasur asnjë takim. Ai thotë se që prej shtatorit ndodhet në Argjentinë dhe nuk ka udhëtuar kurrë drejt Europës.

“Nuk është e vërtetë. Një tjetër shpifje. Unë që nga shtatori ndodhem në Argjentinë”, shkruan babai i Mesit në profilet e tij në rrjetet sociale.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bien infektimet, Kosova lehtësohen masat anti-Covid

Gjatë ditëve të fundit është vënë re një situatë diku më e përmirësuar në Kosovë, si pasojë e koronavirusit vdekjeprurës. Teksa numri i të...

I dogjën makinën, ja kush ishte ‘shënjestra’

Një automjet tip "BMW X5" u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen 15 në Durrës, duke u djegur plotësisht në pjesën e...

Rama i sigurtë për fitoren, bën bilancin para zgjedhjeve

Në një konferencë për mediat, kryeministri Rama u ndal tek përmbytjet në vend, duke thënë që jemi përmisuar në krahasim me vitet e kaluara....

Dëborë dhe ngrica, temperaturat në minus për nesër

Sot pasdite (e premte, dt. 15) dhe nesër (e shtunë, dt. 16) priten reshje të dobëta në qarqet e jugut, ndërsa në pjesën tjetër...

Pamje të rënda/Përplasen 2 makina, kalimtari që priste në trotuar humb këmbët

Kalimtari që u përplas sot nga një makinë në Tiranë, për fat të keq ka humbur të dyja këmbët. Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin...