E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

“Ta varin e ta shohë bota”, gjykata merr vendimin pa praninë e vrasësit

“Arrest me burg” është masa e caktuar për autorin e vrasjes makabre të 8-vjeçarit Mateo Vasiu, ngjarje e cila ndodhi dy ditë më parë. Seanca gjyqësore është zhvilliar pa praninë e autorit 38 vjeçar, Klodian Çalamani.

Bëhet me dije se nga policia është marrë deklarata e tij, ku ka shprehur vullnetin që gjykimi të behej në mungesë të tij. Nga trupi gjykues me pjesëmarrjen e gjyqtares Sonila Hoxha dhe prokuror Clirim Sino, është caktuar masa e sigurimit “arrest me burg”.

Klodian Çalamani, vrau dhe groposi 8-vjeçarin Mateo Vasiu në fshatin Grecalli të Fierit më 16 nëntor. Familjarët e Mateos, shkaktuan tensione në gjykatë, pasi nuk u lejuan nga policia.

Ata hynë me forcë deri në ambientet e brendshme të Gjykatës së Fierit, por uniformat blu i larguan prej andej.

Në mbështetje të familjarëve janë bashkuar edhe qytetarë të tjerë. Familjarët e të ndjerit kërkojnë rikthimin e dënimit me vdekje, për vrasësin e djalit të tyre. Nëna e Mateos ka kërkuar që vrasësi të varet, dhe ta shikojë e gjithë bota.

Pas caktimit të masës “arrest me burg” nga gjykata për autorin, nëna e 8-vjeçarit me lot në sy u shpreh se nuk do jetë e qetë derisa të vendoset drejtësi.

“Do qetësohem kur të varet në mes të Fierit. Duan ta varin, ta djegin. Më mori një foshnjë, një 8-vjeçar. Ma ndau nga shokët e shoqet. Na hoqi nga shkolla. Ma gënjeu, ma mashtroi…I tha; ‘Mateo më bli një bukë’. Ia çoi. I tha ‘do iki te shpia se kam vëllain sëmur’, por si i kërkoi të futej brenda. Ja futi me lopatë dhe e la të vdekur.

Ma groposi, i hodhi dhe nga lart dhe sikur nuk ndodhi gjë. Kur shkoi në polici tha se; do e gjeni më duket copa-copa. Unë dua ta ndjekin tani në mes të Fierit, të jem e ngopur dhe t’i them çunit që; ‘e mora hakun’. Unë do rri këtu, nuk iki unë si nënë”, tha ajo.

Lexo edhe :   Groposi në oborr 8-vjeçarin, digjet shtëpia e Klodian Çalamanit
Lexo edhe :   Groposi në oborr 8-vjeçarin, digjet shtëpia e Klodian Çalamanit

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...