E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

“Ta varim këtë plehrë!”, tensionohet situata në Gjykatën e Fierit (VIDEO)

Në Gjykatën e Fierit do të jepet sot masa e sigurisë për Klodian Çalamanin, i cili vrau vogëlushin 8-vjeçar, Mateo Vasiu. Familjarët e 8-vjeçarit që u vra në mënyrë makabre nga fqinji i tij, janë futur më dhunë në hollin e gjykatës, duke shkelmuar derën dhe thyer atë.

Seanca pritet të nisë në orën 10:00, ndërkohë që autori i vrasjes nuk ka mbërritur ende në gjykatë. Familjarët pretendojnë se nuk është vendosur drejtësi. Kjo situatë është shoqëruar me debate të ashpra mes familjarëve të 8-vjeçarit, dhe forcave të policisë.

“Çuni më vdiq, ma vrau”, ka thënë nëna e djalit mes lotësh.

“Përse kërcënohemi. Ku është drejtësia”, është shprehur një prej të afërmve.

“E nxori një fëmijë tetë vjeç nga balta. Më horror nuk ka”, është shprehur një tjetër familjar.

“Ju lutem qytetarëve që kanë femijë. Kërkojmë të na bashkoheni, ju lutem na ndihmoni të kërkojmë drejtësi për Mateon. Sot ishte fëmija jonë, nesër mund të jetë femija juaj. Le të varim këtë plehrë të shpëtojnë fëmijët e tjerë. Gjithë populli ku është, të na mbështesë këtu?!”, tha njera nga të afermet e vogëlushit të ndjerë.

Ngjarja makabre

8-vjeçari Mateo Vasiu u gjet i vrarë dhe i mbuluar me baltë në oborrin e fqinjit Klodian Çalamani. Nëna e të miturit denoncoi në polici humbjen e tij ditën e martë. Polica ushtroi kontroll në banesën e Klodianit, ku është gjetur i pajetë 8-vjeçari, i cili ishte mbuluar me baltë në oborrin e shtëpisë së tij.

Vrasësi e ka goditur me kazmë në kokë të miturin, dhe më pas e ka groposur në oborrin e shtëpisë. Pas kqyrjes së vendit të ngjarjes, policia gjeti dhe sekuestroi si provë materiale një lopatë, një kazmë, një biçikletë, rroba të autorit dhe njolla gjaku. Këto prova u dërguan për ekzaminime në Institutin e Policisë Shkencore Tiranë.

Lexo edhe :   Groposi në oborr 8-vjeçarin, digjet shtëpia e Klodian Çalamanit
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...