E martë, 26 Janar, 2021
8 C
Tirana

‘Ta liroj djalin nëse më jep 4 mijë euro’/ Shantazhonte biznesmenin, pranga punonjësit të policisë

Një efektiv policie në Komisariatin e Kavajës është vënë në pranga, pasi i ka kërkuar para një shtetasi për mos arrestimin e djalit të tij. Efektivi me inicialet I.D., i kërkonte para prej muajsh në formë kërcënimi.

Gjatë ushtrimit të detyrës, ai i ka kërkuar një shtetasi një shumë prej 4 mijë eurosh, me qëllim favorizimin për mos arrestim në flagrancë të djalit të tij. Oficeri i policisë kërkonte 4 mijë euro prej një periudhe disa mujore në formë kërcënimi, si dhe duke ushtruar presion në ambientin e biznesit të shtetasit.

Sakaq, oficerët e Policisë Gjyqësore të SHÇBA-së arrestuan N/Komisarin I.D., si dhe sekuestruan si prova materiale vlerën monetare prej 4 mijë eurosh dhe celularin e tij.

Njoftimi

SPAK dhe SHÇBA, arrestojnë në kushtet e flagrancës 1 punonjës policie me detyrë specialist i Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, për korrupsion.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të SHÇBA Durrës, finalizuan me sukses operacionin e koduar  “Golemi”, në funksion të procedimit penal për veprën penale të “Korrupsionit pasiv“.

Pas një hetimi duke aplikuar metoda speciale të hetimit, drejtuar nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, u dokumentua me prova ligjore veprimtaria e kundraligjshme e punonjësit të Policisë, -I.D.

Ai dyshohet se duke keqpërdorur atributet që i jep detyra dhe funksioni, ka konsumuar veprën penale të “Korrupsionit pasiv”. Subjekti i këtij procedimi penal, kryente funksionin e specialistit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë.

Gjatë ushtrimit të detyrës, ai i ka kërkuar një shtetasi një shumë prej 4,000 eurosh me qëllim favorizimin për mos arrestim në flagrancë të djalit të tij. I riu kishte kundërshtuar Patrullën e Policisë, duke thyer Aktin Normativ gjatë pandemisë.

Me qëllim ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale nga “Kundërshtim i punonjësit të Policisë” në “Mosbindje ndaj punonjësit të Policisë”, oficeri i Policisë kërkonte shumën e sipërmendur prej një periudhe disa mujore në formë kërcënimi, si duke ushtruar presion në  ambientin e biznesit të shtetasit.

Mbi bazën e regjistrimit të procedimit penal, në momentin e shkëmbimit të vlerave monetare të kërkuara nga specialisti i Hetimit të Krimeve, në kushtet e flagrancës, oficerët e Policisë Gjyqësore të SHÇBA-së arrestuan N/Komisarin I.D., si dhe sekuestruan si prova materiale vlerën monetare prej 4 mijë eurosh dhe celularin e tij.

Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rekord rastesh të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

Covid-19 u ka marrë jetën edhe 8 personave në vendin tonë në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë informon se rastet e vdekjes janë...

Mos e bëni kaq joserioze ‘Ndranghetën’

Nga: Mero Baze Përgjimet e Antimafias italiane rreth disa bashkëpunëtorëve të “Ndragetës”, kanë çuar në dorëheqjen e një deputeti të Kazinit në Itali, partisë së...

Pas 3 vitesh, Gjykata Kushtetuese shpall vendimin e parë

Gjykata Kushtetuese shpalli vendimin e parë pas 3 viteve mungesë. Kushtetuesja vendosi rrëzimin e kërkesës së gjyqtarëve për Kodin e Procedurës Penale. Ankimet për gjykimet në...

Kosovë: Aprovohet vendimi i KQZ-së, Albin Kurtit i mohohet kandidimi

Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave (PZAP), ka refuzuar pjesërisht ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje të paraqitur në këtë institucion, pas moscertifikimit të listës së...

A mund të besojmë te zgjedhjet kur s’ka llogaridhënie?

Nga: Agim Baçi Përvoja na kujton një të vërtetë të rëndësishme, që qeveria e përgjegjshme nuk vjen vetëm përmes zgjedhjeve. Ajo vjen së pari përmes...