E mërkurë, 28 Korrik, 2021
27.5 C
Tirana

“Ta bëjmë Shqipërinë si Europa”, Basha jep mesazhin e fortë

Kryedemokrati Basha ka sjellë në fokus 20 shkurtin 1991, ditën kur u rrëzua në sheshin “Skënderbej” busti i Enver Hoxhës. Ai thotë se edhe pse kanë kaluar 29 vite, sot qëllimi madhor ka mbetur i njëjtë; “Shqipëria si Europa”.

Me anë të një statusi në Facebook, kreu i PD-së shkruan se 20 shkurti është dita për të kujtuar me respekt të gjithë ata studentë dhe qytetarë, të cilët shembën simbolin e fundit komunist në Europë, duke rrëzuar bustin e diktatorit.

Statusi

20 shkurti është dita për të kujtuar me respekt të gjithë ata studentë dhe qytetarë që shembën simbolin e fundit komunist në Europë duke rrëzuar bustin e diktatorit. Sot ne kujtojmë me krenari duke nderuar çdo shqiptar që në 20 shkurt mposhti frikën e komunizmit. 20 shkurti është dita e forcës dhe e kurajos, dhe hapi i parë në shërbimin ndaj Shqipërisë së lirë dhe demokratike. Sepse çdo shqiptar, si 29 vjet me parë dhe sot ka ende një qëllim madhor: ta bëjmë Shqipërinë si Europa. #20shkurt #DiteMeTeMira


Sot kujtohet dita e rënies së bustit të Enver Hoxhës, 29 vjet më parë në qendër të kryeqytetit. Mijëra qytetarë u ngritën më 20 shkurt të vitit 1991, për të shembur simbolin e komunizmit, pak muaj pasi regjimi i vjetër që po jetonte ditët e tij të fundit, kishte lejuar pluralizmin politik.

Rrëzimi i shtatores së Hoxhës u nxit nga greva e urisë, e ndërmarrë nga disa qindra studentë, për t’i hequr universitetit emrin e tij.

20 shkurti tani është caktuar si Dita e Kujtesës kombëtare për martirët dhe viktimat e regjimit komunist. Ajo shënoi në fakt edhe fundin e diktaturës në Shqipëri.

Lexo edhe :   ‘Shqetësimet’ e OSBE/ODIHR-it, Basha njofton konferencën nga selia blu

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

NSA: Rindezja e shpeshtë e telefonit mund të pengojë hakerët

Në një kohë kur është përhapur gjerësisht pasiguria dixhitale, rezulton se mënyra më e vjetër dhe më e thjeshtë e riparimit të kompjuterit, fikja...

Britania heq karantinën për të vaksinuarit nga SHBA-ja dhe BE-ja

Udhëtarët e vaksinuar plotësisht nga Shtetet e Bashkuara dhe pjesa më e madhe e Evropës, do të mund të hyjnë në Britani të Madhe...

Gjermania pro liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Miguel Berger. Presidentja Osmani ka shprehur...

Çelsi ofron 175 milion euro, Dortmund merr vendimin për Halandin

Erling Haaland është në qendër të merkatos. Për lojtarin norvegjez interesohen Chelsea dhe Juventus, ndërsa Real Madrid duket se është tërhequr nga gara. Kampionët e...

Raporti OSBE/ODIHR si shoshë për humbjen e opozitës

Nga Alfred Peza Raporti përfundimtar i misionit të vëzhguesve ndërkombëtare të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, po përdoret si flakë kashte...