Orët e para të ditës do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë vendin, më të dendura në zonat malore. Pasditja dhe nata do të vijojnë me kthjellime dhe vranësira kalimtare por pa rrezikuar reshje. Temperaturat e ajrit do të ulen sërish duke luhatur vlerat ditore nga -9 gradë mëngjesi deri në 7 mesdita.
Sa i takon të dielën, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -7 gradë në 10.