Kuriozitete

Surpriza që i bënë Gridës për ditëlindje ishte e hatashme, s’do e besoni sa vjeç mbushi

               Publikuar në : 15:45 - 12/06/19 S.N

Dita e djeshme ka qenë një ditë speciale për ish-deputeten e Partisë Demokratike, Grida Duma, pasi ajo festoi ditëlindjen dhe urimet që ka marrë kanë qenë të shumta, surprizat po ashtu.

Duma ka mbushur plot 42 vjeç dhe surpriza që i kanë bërë një grup studentësh ka qenë vërtet e hatashme.

Ata e kanë surprizuar ish-deputeten me një tortë dhe siç mund ta shihni edhe nga videoja e mëposhtme, ajo është emocionuar tej mase shumë.

Të rinjtë i kanë kërkuar Gridës që të mendojë një dëshirë, ndërkohë ish-deputetja shtroi pyetjen: “Ta them me zë?”

“Jo”, u përgjigjën njëzëri studentët, ndërkohë për surprizën nuk mund të themi gjë tjetër veçse: Grida do e mbajë mend shumë gjatë si një kujtim emocionues.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT